Është pastruar hapësira publike në Komunën e Sarajit ku duhet të ndërtohen banesat sociale

Premtimi: Pastrimi i hapësirave publike në Komunën e Sarajit, vend në të cilin parashihet të ndërtohen banesa sociale

[Burimi: Debati parazgjedhor për zgjedhjet lokale 2021, VOX Tv (nga minuta 17:30 në video)Data: tetor, 2021]

ARSYETIMI:

Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, në fushatën parazgjedhore për zgjedhjet lokale (tetor 2021) premtoi pastrimin e hapësirës publike të uzurpuar, ku duhet të ndërtohen banesat sociale. Ky premtim i Bexhetit, sipas kontrollit të “Vërtetmatësit”, është realizuar.

Më 10 tetor 2021, gjatë debatit parazgjedhor për “Vox TV”, kandidati i atëhershëm, tani kryetar i Komunës së Sarajit, Bexheti, duke folur për projektet që planifikon të realizojë në mandatin e ri, tha:

Nuk diskutohet për atë çështje, përveç pastrimit të parkingut të uzurpuar, duhet të vazhdojë pastrimi i hapësirës për ndërtimin e banesave sociale, gjegjësisht 46 banesave për të cilat janë rregulluar të gjitha dokumentet, kështu që përveç poliklinikës duhet të fillojë edhe ndërtimi i banesave sociale.

Një muaj pas fillimit të mandatit të ri të kryetarit të komunës, më 29 nëntor 2021, Bexheti në lidhje me këtë premtim të tij, në Facebook ka shkruar:

Komuna e Sarajit pastron hapësirën e uzurpuar në lokacionin ku është planifikuar të ndërtohen banesa sociale.
Njoftohen të gjithë banorët se Komuna do të vazhdojë me aksionin për pastrimin e hapësirës së uzurpuar dhe do të merren masat ligjore.

Në profilin zyrtar në Facebook të Komunës së Sarajit janë publikuar fotografi, të bëra para dhe pas rregullimit të kësaj hapësire, që tregon se lokacioni ku duhet të ndërtohen banesat sociale është pastruar.

Foto: Komuna e Sarajit
Foto: Komuna e Sarajit
Foto: Komuna e Sarajit
Foto: Komuna e Sarajit

Duke pasur parasysh se hapësira e uzurpuar është pastruar, këtë premtim të kryetarit Bexheti, e vlerësojmë të realizuar.

BURIME:

Vlerësoi: Drilon Saliu

Disklejmer, baner, vertetematesi, NED

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button