Lajçak: Maqedonia e Veriut është partner i besueshëm i Unionit

Kryeministri Dimitar Kovaçevski i ka vazhduar aktivitetet në Konferencën për Siguri në Munih, gjatë së cilës është takuar me përfaqësuesin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak, njofton Portalb.mk.

“Në takimin në të cilin ka marrë pjesë edhe zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, kryeministri Kovaçevski e ka njoftuar Lajçakun me aktivitetet e përbashkëta me kryeministrin e bullgarisë, Kiril Petkov, që të intensifikohet bashkëpunimi edhe për pesë grupet punuese për ekonomi, infrastrukturë, kulturë, eurointegrim dhe histori, të cilët kanë për detyrë të përgatisin udhërrëfyes për zbatimin e Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë”, thuhet në kumtesë.

Lajçak ka dërguar mbështetje për integrimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Ai ka shprehur kënaqësi për përkushtimet e deritanishme dhe i ka vlerësuar si kontribut të rëndësishëm drejt vendimit final për miratimin e kornizës ligjore dhe për caktimin e konferencës së parë në mandatin e Francës si udhëheqëse me Këshillin e Evropës.

Në takim është diskutuar edhe për avancimin e bashkëpunimit rajonal mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për procesin, siç thuhet në kumtesë, inkurajues të “Ballkanit të Hapur”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button