Sipas një studimi, bota shpenzon 1.8 trilion dollarë në vit për subvencione që dëmtojnë mjedisin

Sipas një studimi të ri, bota po shpenzon të paktën 1.8 trilion dollarë çdo vit për subvencione që nxisin zhdukjen kafshëve të egra dhe rritjen e ngrohjes globale. Vlerësimi i parë ndësektorial thotë që miliarda dollarë shpenzime qeveritare dhe subvencione të tjera po dëmtojnë mjedisin jetësor, shkruan The Guardian, transmeton Portalb.mk.

Sipas studimit, qeveritë po punojnë drejtpërdrejt kundër qëllimeve të marrëveshjes së Parisit dhe projekt objektivave për të rikthyer humbjen e biodiversitetit, duke financuar efektivisht ndotjen e ujit, rrëshqitjen e tokës dhe shpyllëzimin me paratë e shtetit.

Autorët, të cilët janë ekspertë kryesorë të subvencioneve, thonë se një pjesë e konsiderueshme e 1.8 trilion dollarëve mund të ripërdoren për të mbështetur politikat që janë të dobishme për natyrën dhe një kalim në zero neto, mes ndarjes politike në rritjen e kostove të dekarbonizimit të ekonomisë globale.

Raporti u bën thirrje qeverive të bien dakord për një objektiv për të zhdukur subvencionet e dëmshme mjedisore deri në fund të dekadës në mbledhjen e biodiversitetit Cop15 e cila do të mbahet në Kinë, ku shpresohet se do të nënshkruhet “marrëveshje e Parisit për natyrën”.

Industria e karburanteve fosile (620 miliardë dollarë), sektori i bujqësisë (520 miliardë dollarë), uji (320 miliardë dollarë) dhe pylltaria (155 miliardë dollarë) përbëjnë shumicën e 1.8 trilion dollarëve, sipas raportit.

Mungesa e transparencës ndërmjet qeverive dhe përfituesve do të thotë se shifra e vërtetë ka të ngjarë të jetë shumë më e lartë, siç është kostoja e nënkuptuar e subvencioneve të dëmshme. Vitin e kaluar, një raport i Fondit Monetar Ndërkombëtar zbuloi se industria e karburanteve fosile ka përfituar nga subvencionet me vlerë 5.9 trilion dollarë në vitin 2020, por pjesa dërrmuese e kësaj shifre vjen nga kostot e fshehura të dështimit për t’i bërë ndotësit të paguajnë për vdekjet që shkaktojnë dhe ngrohjen globale.

Vitin e kaluar, një raport i OKB-së zbuloi se pothuajse 90% e subvencioneve që u jepen fermerëve çdo vit janë të dëmshme, duke dëmtuar shëndetin e njerëzve, duke nxitur krizën klimatike, duke shkatërruar natyrën dhe nxitur pabarazinë duke përjashtuar fermerët e vegjël.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button