Saliu: Ka njerëz që jetojnë 30 vjet në Maqedoni, por akoma nuk kanë marrë nënshtetësi

Këto ditë janë raportuar se 20 mijë persona kërkojnë dhe presin të marrin nënshtetësinë, por duket se  nuk janë të till. Realiteti është krejtësisht ndryshe. Për marrjen e nënshtetësisë për të cilën pritet rekomandimi i sigurisë nga Agjencia e sigurisë kombëtare presin 2600 persona, por në të njëjtën kohë ka kërkesa për lënie të shtetësisë, thotë Suzana Saliu, zëvendëse e Avokatit të Popullit në një paraqitje për Utrinski brifing, transmeton Portalb.mk.

“Disa nga ato 20 mijë persona presin kontroll sigurie për qëndrim, vizë, vizë pune dhe ngjashëm, ndërsa jo për marrjen e lejes së qëndrimit. Fakt është se pritet gjatë për një mendim nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare, e cila ndonjëherë zgjat deri në tre vjet”, thotë Saliu.

Në gusht është bërë lehtësim i kushteve për marrjen e shtetësisë. Ndryshimet e Ligjit për Shtetësinë në nenin 7 i referohen vetëm një kategorie të qytetarëve dhe ajo janë ata që kanë jetuar në Republikën e Maqedonisë së Veriut për një kohë të gjatë. Bëhet fjalë për persona që jetojnë këtu për 30 vjet dhe që pas pavarësisë për arsye të ndryshme nuk kanë arritur të marrin nënshtetësinë e Maqedonisë. Për ata ka lindur e drejta që në afat pre tri vitesh të paraqesin kërkesë me çfarëdo dokumenti të asaj kohe dhe t’u konfirmohet shtetësia.

Saliu thotë se për rastet e tjera, kur shtetësia fitohet me natyralizim, procedura vijon normalisht si deri më tani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button