Komuna e Tetovës shpalli konkurs për përkrahje të projekteve

Në bazë të vendimit për realizimin e buxhetit për vitin 2022 Komuna e Tetovës dje shpalli konkurs për përkrahje financiare për programe dhe projekte nga kultura, arsimi, sporti dhe mbrojta sociale në interes të qytetit të Tetovës, konkursi zgjat dhjetë ditë që nga dita e shpalljes, transmeton Portalb.mk.

Aktivitetet që parasheh të përkrahë komuna janë si vijon:

Kulturë:

  • Përkrahje të manifestimeve dhe krijimtarive kulturore.
  •  Përkrahje të shoqërive kulturore artistike.
  • Aktivitete të përcaktuara plotësuese kulturore, manifestime dhe shënime të ndryshme.

Arsim:

  •  Përkrahje e aktiviteteve dhe manifestimeve
  •  Përkrahje të debateve, prezantimeve dhe trajnimeve

Sport

  • Përkrahje e klubeve sportive dhe lidhjeve sportive
  • Aktivitete të përcaktuara plotësuese sportive, manifestime, projekte dhe shfaqje
  • Turnetë e ndryshme sportive

Mbrojtja Sociale

  • Organizimi i edukimeve për tejkalimin e problemeve sociale në lidhje me sjelljet devijante
  • Promovimi i barazisë gjinore dhe rritja e potencialit për punësim të grave
  • Shënimi i 15 Tetorit – Ditës ndërkombëtare të shkopit të bardhë për personat e verbër
  • Avancimi dhe përmirësimi i kushteve socio-ekonomike për personat me hendikep

Komuna e Tetovës nga buxheti vetanak për vitin 2022 do të realizojë shpërndarjen e mjeteve financiare për shoqatat kulturore, arsimore, sportive dhe organizatat joqeveritare që veprojnë në territorin e komunës dhe që japin kontribut të veçantë në zhvillimin dhe afirmimin e komunës së Tetovës

Aplikimi për ndarjen e mjeteve financiare patjetër të dokumentohen dhe të arsyetohen detajisht nga rezultatet e arritura të deritanishme si dhe aktiviteteve që janë planifikuar për periudhën e ardhshme.

Subjektet e interesuara, së bashku me kërkesën duhet t’i dorëzojnë këto dokumente:

  • Fletëregjistrim të subjektit;
  • Dokumentacion përkatës për aktivitetet dhe sukseset e deritanishme;
  • Plan-projekt për aktivitetet;

Aplikimet me dokumentacionin e nevojshëm, dorëzohen në arkivin e komunës së Tetovës rr.”Dervish Carra” nr.68 me shenjë “Konkurs për përkrahje financiare të programeve dhe projekteve nga lëmi i kulturës, arsimit, sportit dhe mbrojtjes sociale në interes të qytetit të Tetovës për vitin 2022”, duke zgjedhur lëminë dhe pikën për cilën konkurron.

Për informata plotësuese, mund të drejtoheni te Sektori për Veprimtari Publike pranë Komunës së Tetovës.

Më shumë informata në lidhje me konkursin gjeni KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button