Twitter do t’i bllokojë përdoruesit që përdorin gjuhën e urrejtjes

Twitter po përpunon funksionin e  Safety Mode, i cili lejon përdoruesit të bllokojnë përkohësisht llogaritë që dërgojnë mesazhe të dëmshme ose abuzive. Sistemi do t’i etiketojë llogaritë që përmbajnë komente urrejtjeje dhe do t’i bllokojë ato për shtatë ditë, shkruan BBC, transmeton Portalb.mk.

Gjysma e përdoruesve të platformës në MB, SHBA, Kanada, Australi, Zelandën e Re dhe Irlandë tani do të kenë qasje ndaj këtij modeli. Kjo do të identifikojë në mënyrë proaktive mesazhet potencialisht të dëmshme.

Twitter tha se e kishte shtuar këtë bazuar në reagimet nga disa përdorues në provën fillestare, të cilët kërkonin ndihmë për identifikimin e ndërveprimeve të padëshiruara. Llogaritë me të cilat përdoruesi ndjek ose ndërvepron shpesh nuk do të bllokohen automatikisht.

Në janar, një gjykatë franceze vendosi që Twitter duhet të tregojë saktësisht se si lufton sulmet në internet, ndërkohë që Mbretëria e Bashkuar po përgatit legjislacionin për të detyruar të gjitha faqet e mediave sociale të veprojnë me shpejtësi ndaj gjuhës së urrejtjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button