SHBA: Rusia nuk i tërheq, por i forcon trupat në kufirin me Ukrainën

Zyrtarë të SHBA-së pretendojnë se deklarata e Rusisë për tërheqjen e disa trupave të saj nga kufiri i Ukrainës nuk është i vërtetë dhe se Moska ka dërguar edhe 7 mijë ushtarë shtesë në kufi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët amerikanë të cilët nuk kanë dashur t’i zbulojnë emrat dhe të cilët nëpërmjet telekonferencës kanë informuar gazetarët për çështjen e Ukrainës, kanë përgënjeshtruar pretendimin e Moskës për tërheqjen e ushtarëve.

Zyrtari i lartë amerikan pretendon se pohimi e Rusisë se ka tërhequr ushtarët e saj nga kufiri i Ukrainës nuk është i drejtë dhe se përkundër kësaj Moska në ditët e fundit ka grumbulluar edhe 7 mijë ushtarë shtesë në kufi.

Po ashtu zyrtari ka mbrojtur idenë se presidenti rus Vladimir Putin përkundër deklaratave të tij se është i hapur për diplomaci po bën përgatitje për luftë. “Përpara opinionit publik shprehin pretendimet e tyre se janë të hapur për bisedime dhe për të ulur tensionet, por në të njëjtën kohë në mënyrë të fshehtë bëjnë përgatitje për luftë”, tha zyrtari amerikan.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken në një deklaratë dje tha se nuk kanë prova që konfirmojnë pretendimet e Rusisë për tërheqjen e ushtarëve të saj nga kufiri. “Nuk kemi parë ndonjë tërheqje të forcave ruse. Qëndrojnë në mënyrë shumë kërcënuese përgjatë kufijve të Ukrainës. Do jetë mirë nëse zbatojnë atë që thonë. Por, deri më tani ne nuk e kemi parë”, tha Blinken.

Presidenti amerikan Joe Biden në një fjalim të mbajtur një ditë më parë tha se në kufirin Rusi-Ukrainë janë grumbulluar rreth 150 mijë ushtarë rusë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button