Rama paralajmëroi që do të kërkojë të ndahet nga Maqedonia e Veriut nëse deri në qershor nuk zhbllokohet procesi

Shqipëria qëndron në krah të Shteteve të Bashkuara të Amerikës sa i përket konfliktit në ruso-ukrainas. Nga Nju Jorku ku zhvilloi një bashkëbisedim me gazetarët shqiptarë që e shoqëronin gjatë vizitës së tij në SHBA, Kryeministri Edi Rama tha se zgjidhjen e këtij konflikti e sheh vetëm te dialogu, raporton Klan.

“Unë besoj që çdo mundësi, çdo rast, çdo shans për komunikim, për dialog, për bisedime, duhet shfrytëzuar maksimalisht. Kështu që ne jemi këtu për të bërë tonën, por ne e thashë, nuk marrim përsipër role që nuk na takojnë dhe ne jemi të pozicionuar shumë qartë dhe pa asnjë ekuivok në krah të Shteteve të Bashkuara dhe të partnerëve tanë të tjerë në anën perëndimore të Europës”.

Rama foli për çështjen e integrimit, ndërsa paralajmëroi se nëse tryeza e parë nuk mbahet brenda Qershorit, atëherë Shqipëria do të kërkojë ndarjen nga Maqedonia e Veriut në këtë proces.

“Nëse edhe pas presidencës franceze nuk do të realizohet hapja e konferencës, se është e pakuptimtë që ne të presim në pafundësi që Bullgaria të lirojë pengun e vetë, meqë jemi në një kohë kur flitet për pengje, Maqedoninë e Veriut, që është realisht peng dhe kjo mund të vazhdojë pafund, gjë që është komplet e padrejtë për Shqipërinë që i ka plotësuar detyrat prej vitesh tanimë”.

Ai konfirmoi gjithashtu bëri të ditur se kishte marrë mbështetjen e plotë nga Sekretari i Shtetit Antony Blinken edhe për nismën rajonale Ballkani i Hapur, për të cilën tha se do të ketë zhvillime të tjera në muajt në vijim.

Ndryshe, ambasadori i Bullgarisë në Tiranë ka vlerësuar që Shqipëria do të mbështetet nga Bullgaria në rrugën eurointegruese, derisa po e bllokon Maqedoninë në këtë proces.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button