Britania po planifikon deri në fund të dekadës të ketë energji të rinovueshme për pjesën më të madhe të energjisë elektrike

Britania është në rrugën e duhur për të përdorur energji të rinovueshme në pjesën më të madhe të energjisë elektrike. Kjo pritet të ndodh deri në fund të dekadës, shkruan Independet, transmeton Portalb.mk.

Në fillim të këtij muaji, qeveria njoftoi se ankandet e energjisë së rinovueshme do të ketë më shumë nga pranvera e ardhshme, duke ndryshuar çdo vit e më shumë, për të nxitur përhapjen e burimeve të energjisë së pastër.

“Prodhimi i energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme është katërfishuar që nga viti 2010, pasi ka dhënë mbi 40 për qind të prodhimit në vitin 2020, duke tejkaluar karburantet fosile për herë të parë ndonjëherë”, tha Greg Hands.

Kjo vjen pasi ministrat kanë folur në favor të mbështetjes të sektorit të naftës dhe gazit pavarësisht synimeve klimatike. Ministri i Energjisë pohoi në fillim të këtij muaji që kjo do ta ndihmonte Mbretërinë e Bashkuar për të zbutur emetimet zero deri në vitin 2050 duke mbrojtur vendet e punës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button