fbpx

Lajmi duhet të përgjigjet në pikëpyetjet e qytetarëve, jo t’i shtojë ato

Një lajm me pak paragrafe por që dy here ju bën thirrje lexuesve të „klikojnë reklamën” tregon qartë se për çfarë qëllimi është shkruar ai. Lajmi të cilin e recensojmë ka një titull tejet sensacional dhe ka përdorur disa teknika të manipulimit me lexuesit, ky lajm nuk informon por përkundrazi, të shton kurreshtjen dhe kjo nuk është ajo që duhet të bëje gazetari, shkruan Portalb.mk.

Përveç që është sensacional, titulli i këtij lajmi ka doza edhe të tentativës për manipulim me emocionet e lexuesve, kështu duke përdorur terme bombarduese në momentin që flitet për një temë të ndjeshme. 

“Ali Ahmeti “dridhë“ Kosovën Çfarë dosje ka dërguar Donika Gërvalla në Hagë” është titulli i lajmit që e recensojmë.

Ndërtimi i titullit është krijuar për të tërhequr sa më shumë klikime që të jetë e mundur për lajmin, ndërsa përdor terme të tilla me vetëdije që të joshë lexuesin për të klikuar në lajmin, ku më pas ju bën thirrje dy herë të „klikojnë mbi reklamën”.

Edhe pse autori i lajmit i paralajmëron lexuesit se kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka “dridhë” Kosovën me një deklaratë, në këtë shkrim nuk transmetohet asgjë “drithëruese”, përkundrazi, vetëm ngriten hipoteza.

Ali Ahmetika thote se as kush nuk po e sulmon Gervallen, por shton se vetem po i kerkohet te dihet se ‘çfare dosje ka dorezu Gervalla ne Gjvkaten Speciale sepse kjo qe na eshte bere nga njerzt e tane shqiptare eshte e pafalshme Hap fotën 5 svekonda dhe te shfvqen pvmjet eksklvzive” shkruan në lajmin që e recensojmë.

Pra, edhe pse askush nuk është i informuar se për çfarë dosje realisht bëhet fjalë në këtë shkrim, autori ka vlerësuar se vetëm ngritja e kësaj pikëpyetje paska “dridhur” kosovarët dhe këtë e ka vendosur edhe në titull.

Në mënyrë që një informacion të jetë lajm, duhet patjetër që të plotësojë kriteret e mëposhtme: të ketë përmbajtje të re, të rëndësishme, interesante, të pazakontë. Lajmi plotësisht përcillet kur ju jepet përgjigje pesë pyetjeve themelore që janë: “Kush?”, “Çfarë?”, “Kur?”, “Ku?” dhe “Si?”, në këtë shkrim nuk i është dhënë përgjigje asnjërës prej këtyre pyetjeve.

Më pas, duke përmendur Serbinë autori i këtij shkrimi manipulon me emocionet e lexuesve, duke aluduar në diçka që as vetë shkruesi i këtij shkrimi nuk ka informacione, por është i vetëdishëm se duke i shtuar edhe këtë element lajmit, ai do të ngjallë emocione te lexuesit.

“Doniken askush nuk po e akvzon, vetem se duhet ta dijme a ka gishte Serbija pas kesaj apo jo po don dhe duhet me dite se “çfare dosjesh ka dorezu ne Gjvkaten Speciale”?!” shkruan në lajmin që e recensojmë.

Gazetari në këtë rast, nuk është dashur që të krijojë një lajm i cili edhe po të lexohet i plotë, i lë lexuesit me shumë pikëpyetje në kokë, por është dashur që të kërkojë deklaratë nga personat e përmendur në lajm.

Në këtë formë, gazetari ka përdorur prova selektive dhe ka vendosur vetëm një deklaratë të njërës palë, kështu mbështetet vetëm një pretendim dhe në të njëjtën kohë bëhet injorim i fakteve që potencialisht mund të jenë kundër të njëjtës.

Ndryshe, përveç kësaj gjithë lajmi është bazuar në teknikën e njohur te Doracaku i CriThink si argument kundër njeriut, ku në gjithë lajmin vazhdimisht është përmendur një person por në asnjë moment nuk është kontaktuar ajo.

Disklejmer, baner, vertetematesi, NED

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button