Prej 1 korrikut në krye të KE-së do të jetë Çekia, ambasadori në Shkup premtoi përkrahje në procesin eurointegrues

Në Shkup është zhvilluar takim ndërmjet kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, dhe ambasadorit të sapoemëruar çek në Shkup, Jarosllav Ludva, i cili premtuar përkrahje për Maqedoninë e Veriut në procesin eurointegrues, transmeton Portalb.mk.

“Republika e Çekisë e mbështet rrugën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa shteti jonë do të ketë akoma mbështetje, veçanërisht që Republika e Çekisë që do të udhëheqë me Këshillin e BE-së prej 1 korrikut të këtij viti”, bëjnë të ditur nga Qeveria në lidhje me takimin Kovaçevski – Ludva.

Theksohet që në takim u vlerësua që RMV-ja ka rëndësi gjeostrategjike dhe BE-ja do të jetë më e siguritë me integrimin e saj.

“Në takim u vlerësua që nisma “Ballkani i Hapur’, si një hap drejt BE-së, dërgon drejt përmirësimit të raporteve ndërmjet vendeve të rajonit”, deklarojnë nga Qeveria e RMV-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button