Bomgartner: Mbështetje pa rezervë nga Parisi për hapje sa më të shpejtë të negociatave me Maqedoninë

Qëndrimi i Francës është i qartë dhe jo i ri. Të njëjtin qëndrim e ndajnë të gjitha institucionet evropiane, e ai është përkrahje e parezervë për hapjen sa më të shpejtë të negociatave para-aderuese si për Maqedoninë ashtu edhe për Shqipërinë, tha sot ambasadori francez në vend Ciril Bomgartner, transmeton Portalb.mk.

Sipas tij, nëse në bisedimet bilaterale midis Shkupit dhe Sofjes, për të cilat tha se i inkurajon, arrihet përparim i vërtet përfundimi i të cilave do të nënkuptonte hapjen e negociatave të para-anëtarësimit, Franca jo vetëm që është e gatshme dhe në dispozicion ta bëjë këtë gjatë presidencës së saj, por do të ishte edhe një nder i vërtetë.

Lidhur me atë se a konsideron se qasja e re në dialogun mes Shkupit dhe Sofjes i jep rezultatet e dëshiruara, ai thotë se bëhet fjalë për një që është në rrjedhë e sipër, për të cilën është duke u negociuar mes dy vendeve, por se inkurajon që bisedimet të ecin përpara.

“Ajo që është e qartë është se me të vërtet ekiston qasje e re në negociata që është dëshiruar nga të dyja palët, ka dialog në nivelin më të lartë dhe ai dialog është intensiv. Në këtë moment ekziston punë bilaterale për të cilën po bisedohet për tema konkrete. Për ne, Francën, që mban presidencën e Këshillit të BE-së, është shumë e rëndësishme që të jemi të informuar rregullisht dhe vazhdimisht për të gjitha çështjet. Dhe kjo është pikërisht ajo që po ndodh. Ka dialog të vazhdueshëm mes dy kryeqyteteve, informim i vazhdueshëm, veçanërisht nëpërmjet vizitave të ndërsjella të nivelit të lartë. Ka koordinim të përsosur mes neve evropianëve dhe institucioneve evropiane”, tha Bomgartner.

Ai nënvizoi se kjo çështje po ndiqet me shumë vëmendje në Evropë, por ky proces aktualisht është dypalësh dhe ritheksoi se Presidenca franceze e BE-së po e ndjek këtë lëvizje, duke e inkurajuar lëvizjen dhe se janë të gatshëm si kryesi franceze e BE-së në një moment të caktuar të marrë përgjegjësinë e saj.

Lidhur me atë nëse Franca do të ndërmarrë iniciativë konkrete në dy muajt e ardhshëm për këtë çështje, ai thotë se Franca nuk është ajo që përcakton agjendën.

“Agjendën e përcaktojnë dy vendet përkatëse, gjegjësisht Maqedonia dhe Bullgaria. Dhe gjithçka do të varet nga zhvillimi i ngjarjeve, veçanërisht nga zhvillimi i bisedimeve që zhvillohen brenda të gjitha grupeve punuese. Do t’ju them se Presidenca franceze e BE-së së bashku me institucionet evropiane është gati që kur të vijë momenti i duhur të ndërmarrë hapa konkretë për të arritur fundin e lumtur që të gjithë e duam”, përfundoi Bomgartner në një konferencë në Ministrinë e Jashtme kushtuar diplomacisë sportive.

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bojan Mariçiq dhe shefi i diplomacisë Bujar Osmani, në fillim të muajit vizituan Parisin, ku prezantuan dosjen e Maqedonisë për integrime evropiane të Maqedonisë dhe morën mbështetje të qartë nga Franca për hapjen sa më të shpejtë të negociatave me BE-në.

Muajin e kaluar, Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian, para Komitetit për punë të jashtme të Parlamentit Evropian shprehu shpresën se gjatë periudhës së presidencës franceze me BE-në mund të mbahet për konferenca ndërqeveritare me Maqedoninë dhe Shqipërinë, dhe se Shkupi dhe Tirana mund të fillonin negociatat e anëtarësimit në BE.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Tito.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria gjatë vitit 2021 i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor të vitit 2021, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedono – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button