Për tre muaj në Maqedoninë e Veriut janë shpenzuar afër 100 milionë euro denarë prodhime bujqësore

Gjatë muajit tetor, nëntor dhe dhjetor në Maqedoninë e Veriut janë shpenzuar afër 6 miliardë denarë për shitblerjen e produkteve bujqësore, transmeton Portalb.mk.

“Në tremujorin e katërt të vitit 2021 shitblerja e prodhimeve bujqësore është 5 900 641
mijë denarë, që domethënë është ulur për 3.6 % krahasuar me periudhën e njëjtë nga viti paraprak”, raportojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Enti sqaroi që ulje është vërejtur te produktet industriale, frutat, blegtoria, produktet e qumështit dhe peshku.

“Te blerja e prodhimeve bujqësore nga prodhuesit individual është vërejtur ulje për 7.9 %, ndërsa te shitja e prodhimeve bujqësore nga prodhimi vetanak ka rritje për 6.6 %”, sqarojnë nga Enti.

Në bujqësi janë realizuar shitblerje e produkteve në vlerë orej 3 100 225 000 denarë, blegtori 1 117 509 000 denarë, në pemishte dhe vreshtari 962 469 000 denarë, pije alkoolike 680 200 000 denarë dhe në peshk 9 329 000 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button