Baba e bija nga Kosova ndërtuan shtëpiza pa leje në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut brenda dy muajve, babë e bijë nga Kosova ndërtuan shtëpiza pa lejen e  autoriteteve, për këtë Prokuroria ka paraqitur padi ndaj tyre, transmeton Portalb.mk.

“Prokuroria themelore publike në Gostivar ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave fizik dhe një personi juridik për veprën penale – Ndërtime pa leje në bazë të nenit 244-a nga Kodi Penal”, njoftojnë nga Prokuroria, duke theksuar që kishin refuzuar kërkesën e Inspektorëve për ndërprerjen e punimeve.

Raportohet që nga 10 korriku deri më 20 shtator të vitit të kaluar kanë leje kanë ndërtuar tetë shtëpiza në komunën Mavrovë dhe Rostushë, vetëm 200 metra larg nga liqeni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button