Takimi i ministres Petrovska me ambasadorin Reka: RMV dhe Shqipëria janë fqinjë dhe aleatë të ngushtë

Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska sot u takua me ambasadorin e Shqipërisë në vendin tonë, Fatos Reka, transmeton Portalb.mk.

Nga ministria njoftojnë se ministrja Petrovska theksoi se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë vende fqinje dhe mike dhe se bashkëpunimi bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë e reflekton pikërisht këtë.

“Aktivitetet e përbashkëta të stërvitjes kontribuojnë në forcimin e ndërveprimit dhe ngritjen e nivelit të stërvitjes dhe gatishmërisë së pjesëtarëve të dy ushtrive. Pjesëmarrja e Ushtrisë Shqiptare në stërvitjen e ardhshme “Swift Response 22” është një tjetër konfirmim i aleancës mes dy vendeve dhe dy ushtrive, tha ministrja.

Ambasadori Reka theksoi se Shqipëria ishte një mbështetëse e fortë e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe se vendi mbetet i përkushtuar për zhvillimin e bashkëpunimit në mbrojtje me Maqedoninë e Veriut, tashmë si aleate në Aleancë.

Ndryshe, siç thuhet në njoftim Petrovska dhe Reka ranë dakord se siguria rajonale është një përparësi për të dy vendet dhe se bashkëpunimi dhe kontributi i përbashkët në nismat rajonale të sigurisë do të vazhdojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button