Rusia dhe Bjellorusia nisën stërvitjet e përbashkëta ushtarake

Rusia dhe Bjellorusia të enjten (10 shkurt) kanë nisur stërvitjet e përbashkëta ushtarake, pavarësisht shqetësimeve të Perëndimit se Moska po planifikon pushtimin e mundshëm të Ukrainës.

Stërvitjet që pritet të mbahen deri më 20 shkurt në Bjellorusi, do të përqendrohen rreth “shtypjes dhe zmbrapsjes së agresionit të jashtëm”, tha Ministria Mbrojtjes në Rusi përmes një deklarate, transmeton REL.

Kohët e fundit raportet ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit janë shumë të tendosura, pasi Moska akuzohet se ka grumbulluar rreth 100 mijë trupa rreth kufirit me Ukrainën, që vendet perëndimore e shohin si një pushtim të mundshëm nga ana e Rusisë.

Sekretarja e Jashtme britanike Liz Truss, udhëtoi në Moskë për të biseduar me homologun e saj rus dhe për t’i kërkuar Kremlinit të mos sulmojë Ukrainën ose në të kundërtën do të përballet me “pasoja të rënda” nga sanksionet perëndimore.

Moska dhe Minsku nuk kanë bërë të ditur se sa trupa po marrin pjesë në stërvitje, por Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Rusia po planifikonte të dërgonte 30,000 trupa në disa rajone në Bjellorusi.

Duke iu përgjigjur shqetësimeve perëndimore, Kremlini ka këmbëngulur se nuk ka ndërmend të lërë trupat përgjithmonë në territorin bjellorus.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button