Sindikata e pavarur akademike: rritja e pagës minimale një hap para, por nuk duhet të barazohet me punën e atyre që kanë nivele të ndryshme arsimore

Sindikata e pavarur akademike përshëndet rritjen e pagës minimale, e cila u miratua në Këshillin ekonomiko-social. Sipas tyre, rritja do të përmirësojë statusin e punëtorëve me paga më të ulëta dhe është në drejtim të përmirësimit të standardit të tyre të jetesës, transmeton Portalb.mk.

“Megjithatë, kjo masë nuk duhet të barazojë punën e të punësuarve që kanë nivele të ndryshme arsimore dhe kryejnë punë me kompleksitet të ndryshëm. Njëkohësisht, rritja e pagës minimale duhet të reflektohet në masën e pagave të tjera në sektorin publik, koeficienti i të cilave është i lidhur me pagën minimale dhe mesatare. Shpresojmë që metodologjia e ndryshuar për llogaritjen e pagës minimale të respektohet në mënyrë konsistente, por njëkohësisht do të respektohen edhe rregulloret e tjera ligjore dhe marrëveshjet kolektive që rregullojnë këtë çështje”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së pavarur akademike.

Ndryshe, më 7 shkurt u arrit marrëveshje me Lidhjen e Sindikatave dhe punëdhënësit në lidhje me kërkesën për pagë minimale prej 18.000 denarë.

“80 mijë bashkëqytetarë tanë, punëtorë në industri të ndryshme, duke filluar nga paga e marsit do të marrin më së paku 18 mijë denarë. Kjo shumë, nënkupton rritje të pages neto për këta punëtorë për rreth 45 euro në muaj. Premtuam dhe realizuan masa që në mënyrë të drejtpërdrejtë e ndihmojnë standardin jetësor. Në vit të krizës së jashtëzakonshme, vit të krizave evropiane dhe botërore, mbetemi të fokusuar në mbështetje financiare të qytetarëve”, shkroi Kovaçevski në Facebook.

Sindikatat para disa ditëve protestuan duke bllokuar njërin prej bulevardëve të qytetit, ndërsa paralajmëruar bllokada të udhëkryqeve, rrugëve, shesheve dhe institucioneve nëse kërkesat e tyre nuk dëgjohen dhe nuk realizohen. Ka disa muaj që ata kërkojnë rritje të pagës minimale, por tërë kohën janë përballur me rezistencën e punëdhënësve dhe vendimmarrësve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button