Shkup, 303 gjoba në komunikacion, më shumë se gjysma për këmbësorë

Policia e Shkupit gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar 303 sanksione në kuadër të kontrolleve të intensifikuara në komunikacion, transmeton Portalb.mk.

Sipas statistikave të MPB-së, më shumë se gjysma e dënimeve, 156 janë për këmbësorët, 53 për shoferët të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar, dhe 20 për drejtim automjeti pa leje.

Tetë masa janë vendosur për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, katër sanksione për shoferë fillestar, tre masa për mos dhënien e përparësisë ndaj këmbësorëve, 58 për parkim në vende të gabuara, deklaruan nga Ministria e Brendshme.

Ata thonë se do të vazhdojnë kontrollet e përforcuara dhe apelojnë qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button