fbpx

Manifesti Maqedonas: Lulëzimi i fidanëve sllavë pas periudhës dimërore antike

Këtë Shoqatë nuk e dëgjuam të fliste për gjenin tonë sllav në kohën kur kjo gjë nuk ishte “në modë”, pra kur, jo shumë kohë më parë, u shndërruam në një popull të lashtë, që nuk ka lidhje me gjenezën sllave. Dhe tani Manifesti e vë theksin tek fidanët tanë sllavë. Problemi për anëtarët e shoqatës shfaqet në faktin se edhe ukrainasit janë sllavë, e të cilët, mbi të gjitha, po tentojnë të mbrojnë sovranitetin e tyre, shkruan Vërtetëmatësi

Edhe pse nga shumë burime zyrtare dhe shumë qartë u tha se askush deri më tani nuk ka kërkuar që ushtarë nga Maqedonia e Veriut të luftojnë në Ukrainë dhe se një kërkesë e tillë nuk është bërë as nga vendi jonë, e as nga NАТО, në vendin tonë janë shfaqur qarqe, të cilat u përpoqën t’i shprehin ndjenjat e tyre antiperëndimore për këtë temë. Tensioni në kufijtë ukrainas për ta ishte një arsye e mirë për manifestimin e qëndrimit prorus, duke problematizuar anëtarësimin tonë në aleancat perëndimore dhe sigurisht – nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës si një lloj vazhdimësie kritikash.

Kumtesë që troket në një derë që nuk ekziston

Shfaqja e një grupi të quajtur “Manifesti Maqedonas” me një kumtesë nëpërmjet të së cilës “kundërshtohet dërgimi eventual i ushtarëve maqedonas në çfarë do operacion të NATO-s në Ukrainë“, nuk është befasi për ata që i njohin aktivitetet e tyre. Ndër të tjera, në kumtesë parashtrohet edhe kjo kërkesë:

„Manifesti Maqedonas” u bën thirrje të gjithë maqedonasve të ndershëm dhe të besnik që t’i thonë JO NATO-s për përfshirjen e maqedonasve në një luftë eventuale vëllavrasëse mes maqedonasve dhe popullit rus. JO dërgimit të trupave maqedonase të NATO-s edhe në Ukrainën gjithashtu vëllazërore. Aleanca perëndimore e tërbuar e NATO-s duhet të dijë se populli rus dhe ai maqedonas në të kaluarën kanë pirë nga i njëjti burim gjuhësor dhe identitar. Origjina e tyre është e përbashkët, e përbashkët me popujt e tjerë sllavë dhe është ngulitur si një vulë mbretërore në mbamendjen maqedonase. Maqedonasit dhe rusët janë fidanë të së njëjtës pemë të familjes dhe për këtë arsye ata nuk mund të luftojnë kundër njëri-tjetrit.

Përveç faktit që ky grup nuk ka asnjë dëshmi nëse dhe si do të angazhohet NATO në mbrojtjen e Ukrainës nga agresioni i fqinjit të saj lindor, Manifesti përmban një fjalor që është pjesë e një forme të palejuar edhe kur bëhet fjalë për vendin e tij, i cili gjithashtu është një anëtar i Aleancës. Një nga shprehjet e tilla është “agresioni i egër i NATO-s.

Mbi të gjitha, në dekadat e fundit, sa i përket agresionit, ai gjithmonë ka ardhur nga ana e kundërt. A duhet të rikujtojmë territorin e konfiskuar në Osetinë Lindore (2009), që i përkiste Gjeorgjisë?! Ose aneksimin e Krimesë (2014) edhe atë me ushtarë që nuk mbanin simbole shtetërore (!), si dhe shndërrimi i një pjese të territorit të Ukrainës (Donbas) po atë vit, në një fushë beteje që si pasojë pati pothuajse dy milionë të qytetarë dëbuar, vetëm nga pala ukrainase, shumë ushtarë të vrarë dhe ekonomi të shkatërruar, që sipas asnjë interpretimi (ligjor dhe politik) nuk është një formë e një agresioni të justifikuar! Pse zhurma e tankeve, nëse vjen nga Lindja, duhet të trajtohet ndryshe nga ndërmarrja klasike e veprimeve me mjete ushtarake, gjegjësisht nga kthimi i politikës në një shkallë më të lartë agresioni (Clausewitz)

“Nuk ka dyshim se Kremlini po lan hesapet me fqinjët e tij, me të cilët madje ka nënshkruar dy marrëveshje të veçanta – për krijimin e Lidhjes të Shteteve të Pavarura dhe Organizatës së Sigurisë Kolektive, që obligon për mbrojtje të përbashkët, e jo për pushtim të territoreve të shtetit më të dobët nga ai më i forti.  Nënshkruesit e atyre akteve në vitin 1992 kanë krijuar një lloj homologu të BE-së dhe NATO-s, vetëm se Kremlini, kur do mbron disa vende (regjime) si Kazakistani apo Bjellorusia dhe kur nuk do, sillet ndaj tyre në mënyrë perandorake! Mos flasim më për rastin e Armenisë, e cila jo shumë kohë më parë, si nënshkruese e marrëveshjeve, kërkoi ndihmë në konfliktin me Azerbajxhanin (vend i cili u tërhoq nga marrëveshjet e përmendura), por që u injorua plotësisht! Kush bën pra një politikë jokonsistente dhe agresive këtu?

 Simbolika e paqëlluar e fidanëve

Përpjekja për të mos i parë ato ngjarje vërtet të ashpra, por që kanë ndodhur tashmë, sikur të mos ekzistonin tek manifestdashësit vendas me pretekstin – siç thuhet në proklamatë – se kemi “të njëjtin burim gjuhësor dhe identitar“, thjesht është tejkaluar shumë kohë më parë dhe është absurde për më shumë arsye. A nuk janë ukrainasit me të njëjtat linja papilare identitare? Natyrisht që janë, por të mos futemi më thellë në histori: ato janë më të rëndësishëm në formësimin e qytetërimit sllav lindor. Në të vërtetë, në adresimin e këtij grupi ndaj publikut flitet për historinë (paragjenezën), por trajtimi i tillë nuk mund të merret me të njëjtën dozë romantizmi si tek “Manifesti Maqedonas”, nëse dihet fati i Ukrainës, që është shumë i ngjashëm me atë tonin në kontekstin sllavo-jugor.

Pra, të mos vazhdojmë me simbolikën me fidanë, sepse të gjithë popujt sllavë i kemi njësoj të afërt, madje edhe atë ukrainas! Në fakt, anëtarët e Manifestit nuk hapën gojë kur politika zyrtare maqedonase në vitin 2009 e ndryshoi atë identitet tonin, duke na shndërruar në një popull antik, që nuk ka asnjë lidhje me gjenezën sllave. Si nuk u pengonte atëkohë kjo “ndarje” e jona nga fidanët sllavë?

Prandaj, tani nuk duhen bërë kurrfarë kapërcimesh në kohë dhe hapësirë, veçanërisht jo drejtim të  Luftës së Ftohtë, me disa paraqitje bardh e zi të gjërave. Rusia për shekuj të tërë ka qenë një fuqi perandorake dhe ka pasur strategjinë e saj ndaj të tjerëve, përfshirë edhe ndaj nesh.

Lidhja me aleancën e NATO-s buron nga përvojat e tilla të popullit maqedonas në të kaluarën, ndërsa politika shtetërore në atë drejtim ka qenë pjesë e të gjitha udhëheqësive politike, ndërkohë që Manifesti kishte edhe periudha boshe në veprimin e tij. Anëtarët e kësaj shoqate konsiderohen të privilegjuar në kërkesat e tyre sepse janë “të ndërgjegjësuar nacionalisht”, gjë që, nga ana tjetër, është në kundërshtim me dëshirën e shumicës së qytetarëve që në të gjitha anketat votuan për anëtarësim në NATO dhe BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button