RMV, Policia paralajmëroi që deri më 30 qershor të gjithë qytetarët duhet të paraqesin veturat e tyre të paregjistruara

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut deri më 30 qershor duhet të paraqesin në Polici të gjitha veturat e tyre që nuk janë regjistruar më shumë se dy vjet lejet e qarkullimit, transmeton Portalb.mk.

“Në pajtim me dispozitat e Ligjit për automjete të gjithë ata që udhëhiqen si pronarë të automjeteve për të cilat nuk e kanë vazhduar vlefshmërinë e lejes së qarkullimit për më shumë se dy vjet me ligj janë të obliguar ta ç’lajmërojnë automjetin e tyre në Ministrinë e Punëve të Brendshme”, sqarojnë nga Policia.

Këtë obligim qytetarët duhet ta kryejnë deri më 30 qershor, ndërsa këtu përfshihen edhe qytetarët që e kanë shkatërruar automjetin e tyre, nëse automjeti nxirret jashtë RMV-së, nëse regjistrohet në vende tjera, etj.

Në rast se nuk e kryejnë këtë obligim qytetarët, Policia do të çregjistrojë veturën dhe do të marrë targat, derisa shpenzimet do të mbulohen nga qytetari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button