Raporti i fundit i ISHP-së: 1,340 riinfektime dhe 147 viktima

Instituti i Shëndetit Publik në publikimin e raportit për periudhën nga 31 janar deri me 6 shkurt, njoftoi se nga 9.982 raste të reja me Covid-19 të regjistruara, kjo javë shënoi rënie prej 16.2% në krahasim me javën paraprake ku numri ishte 11,910, transmeton Portalb.mk.

Gjatë kësaj periudhe u ul edhe përqindja e testimeve për Covid-19 për 13.2%.

Të prekurit nga Covid-19 janë nga të gjitha grupmoshat kurse më shumë të moshës mbi 60 vjeç dhe grupmosha nga 30 deri 39 vjeç. Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi.

Sipas algoritmit të ri për shërimin, gjatë javës së kaluar u shëruan 11.122 pacientë.

Gjatë kësaj periudhe u regjistruan1.340 riinfektime, 14% më pak në krahasim me javën paraprake.

Deri me 6 Shkurt, me një dozë janë vaksinuar 867.529 qytetarë, me dy doza 845.121 qytetarë, kurse me tre 132.488 qytetarë.

Raportn e detajuatë Institutit të Shëndetit Publik e gjeni KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button