Dardan Dehari pësoi lëndim gjatë stërvitjes në Yanking, pak para pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022

Komiteti Olimpik Maqedonas KOM në rrjetet sociale njoftoi që në stërvitjen e sotme në Yanking, gjatë përgatitjeve për pjesëmarrjen e tij të parë në Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022, Dardan Dehari është rrëzuar dhe e ka lënduar gjurin e djathtë, transmeton Portalb.mk.

“Pas konsultimeve të para mes doktor Lubomir Ognjenoviq, i cili ndodhet në Pekin, mjekëve kinezë dhe kryetarit të Komisionit Shëndetësor të IOC, doktor Nebojsha Nastov, treguan që bëhet fjalë për çarje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë, të gjurit të djathtë dhe Dardan Dehari do të operohet menjëherë”, njoftojnë nga KOM.

Kujtojmë se Dardan Dehari, i cili do të përfaqësonte Maqedoninë në  Lojërat Olimpike Dimërore, duhej të garonte më 13 dhe 16 shkurt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button