Pendarovski vizitoi Ëmbla Ademin, shkuan bashkë në shkollë (Foto)

Presidenti Stevo Pendarovski sot në Gostivar vizitoi familjen e Ëmbla Ademit, vajzës me sindromin down si dhe shkollën fillore “Bashkimi”, ku Embla vijon mësimet, transmeton Portalb.mk.

Nga zyra e Presidentit njoftojnë se Pendarovski me prindërit e Ëmblës bisedoi për sfidat me të cilat ajo dhe familja e saj përballen në baza ditore, duke u përqëndruar në mundësinë e tejkalimit të tyre.

“Pendarovski i inkurajon dhe mbështet prindërit në luftën për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve me zhvillim atipik dhe e përshëndet reagimin e shpejtë të Avokatit të Popullit dhe Vendimin e Komisionit për parandalim të diskriminimi që të hap procedurë për rastin me Ëmblën. Presidenti potencoi rëndësinë e zbatim të dispozitave ligjore për gjithëpërfshirje në arsim, duke potencuar përgjegjësisë sociale veçanërisht edhe ndaj grupeve të prekura”, thuhet në njoftim.

Presidenti theksoi rëndësinë e respektimit të dispozitave ligjore të gjithëpërfshirjes në arsim, duke theksuar përgjegjësinë sociale, veçanërisht ndaj grupeve të ndjeshme.

“Në këtë shoqëri të gjithë jemi të barabartë. Erdha t’ja jap dorën time të mbështetjes dhe ta ngriti vetëdijen se gjithpërfshirja është parim themelor”, tha Pendarovski.

This slideshow requires JavaScript.

Ndryshe, prindërit e nxënësve të Shkollës Fillore “Bashkimi” në Gostivar bojkotuan mësimin pasi nuk donin që njëri prej fëmijëve, Ëmbla, të mësojë me fëmijët e tyre, me pretekstin se vajza është agresive. Por pasi rasti u shpërnda në media dhe shoqëri, Ëmbla u kthyer në klasë me fëmijët, prindërit e të cilëve donin ta largonin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button