Manushaqet e para u shfaqën nën borën e shkrirë në Vodno (Foto)

Temperaturat rreth 10 gradë fundjavën e kaluar shkrinë borën në Vodno. Mes borës së shkrirë u shfaqën manushaqet e para, të cilat paralajmëruan zgjimin e natyrës dhe ardhjen e pranverës, transmeton Meta.mk.

Ashtu si vitet e mëparshme, moti i ngrohtë dhe temperaturat mbi mesataren në periudhën e dimrit bëjnë që luleborat të dalin në sipërfaqe më herët se zakonisht. Ndryshimet klimatike në kohët e fundit kanë bërë që numri dhe shpeshtësia e valëve të ftohta të ulet.

Megjithatë, parashikimi i motit për ditët në vijim tregon se manushaqet do të mbulohen me shtresë të re bore. Për ditën e sotme dhe nesër paralajmërohen reshje shiu dhe bore, pas së cilës në vend do të vijojë një periudhë me temperatura më të larta të ajrit.

Foto: Meta.mk
Foto: Meta.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button