fbpx

Korporatat “ekzagjeruan” luftën kundër ndryshimeve klimatike

Disa prej kompanive më të mëdha në botë, nuk janë duke përmbushur pritshmëritë për luftim të ndryshimeve klimatike, është thënë në një studim që përfshin 25 korporata, raporton REL, transmeton Portalb.mk.

Sipas raportit të Institutit Klima e Re, këto kompani vazhdimisht ekzagjerojnë apo nuk raportojnë si duhet për përparimin e tyre.

Google, Amazon, Ikea, Apple dhe Nestle janë në mesin e kompanive që nuk kanë bërë ndryshimet kur është kërkuar, supozohet në raport.

Korporatat janë nën presion për të zvogëluar ndikimin e tyre në ambient, pasi secilën herë më shumë konsumatorë duan produkte që nuk dëmtojnë natyrën.

Disa prej këtyre kompanive kanë thënë për transmetuesin britanik, BBC se nuk pajtohen me metodat e përdorura në raport dhe se janë të përkushtuara për të marrë hapa për luftim të ndryshimeve klimatike.

Sipas raportit, kompanitë e analizuara janë përgjegjëse për 5 për qind të emetimeve globale të gazrave serrë, çka nënkupton se ndonëse ato kanë gjurmë të mëdha karboni, ato po ashtu kanë potencial të madh për të udhëhequr përpjekjet për të luftuar ndryshimet klimatike.

Autori i studimit, Thomas Day, ka thënë për BBC-në se ekipi i tij ka synuar të zbulojë praktika të mira në korporatat në botë, mirëpo ata janë “befasuar dhe zhgënjyer nga integriteti i pretendimeve të kompanisë”.

Amazon ka thënë përmes një deklarate se ka vendosur synime ambicioze sepse e di që ndryshimet klimatike përbëjnë problem serioz dhe se duhet vepruar më shumë se kurrë.

“Në kuadër të synimit tonë për të arritur në nivele zero të karbonit më 2040, Amazon është në rrugë për të furnizuar operacionet veta me 100 për qind energji të ripërtrishme deri më 2025”.

Nestle ka thënë se mirëpret analizimin e veprimeve dhe angazhimeve të kompanisë ndaj çështjeve të klimës.

“Megjithatë, raporti i Institutit Klima e Re, nuk e kupton qasjen tonë dhe përmban pasaktësi të konsiderueshme.”

Në raport janë analizuar strategjitë e publikuara nga kompanitë që synojnë të ndalin plotësisht emetimet e karbonit.

Shkencëtarët besojnë se emetimet duhet të ndalen plotësisht deri më 2050 për të kufizuar rritjen e temperaturës globale.

Emetimet krijohen duket nisur nga transportimi i mallrave e deri të energjia e përdorur në fabrika dhe dyqane.

Në studim, secilës kompani i është dhënë vlerësimi për “integritet”.

Aty është parë se disa kompani janë duke punuar drejt zvogëlimit të emetimeve, mirëpo të gjitha korporatat mund të bëjnë më mirë.

Asnjëra nuk është vlerësuar me “integritet të lartë”.

Sipas përpiluesve të raportit, nëse zbatohen strategjitë ekzistuese, ato mund të zvogëlojnë për 40 për qind dhe jo 100 për qind emetimet e karbonit.

Vetëm tri prej 25 kompanive janë të përkushtuara për të zvogëluar 90 për qind të emetimeve të karbonit nga prodhimi dhe zinxhiri i furnizimit.

Ato janë Maersk, Vodafone dhe Deutsche Telekom. Mënyra sesi bizneset flasin për zotimet e tyre ndaj klimës është po ashtu problem i madh, është thënë në studim. Ka hapësirë të madhe në mes të asaj të deklarojnë dhe asaj që bëjnë kompanitë, ka thënë Day. Sipas tij, konsumatorët e kanë të vështirë që të përcaktojnë të vërtetën.

Ambiciet e kompanive shpesh kanë mungesë të substancës reale”, ka sqaruar ai. “Edhe kompanitë që janë duke vepruar me sukses, ka mundësi që të ekzagjerojnë veprimet e tyre”. Instituti ka thënë se do të vazhdojë të analizojë zotimet e kompanive, duke publikuar raporte në baza vjetore.

Në listën e plotë të kompanive të analizuara janë: Maersk, Apple, Sony, Vodafone, Amazon, Deutsche Telekom, Enel, GlaxoSmithKline, Google, Hitachi, Ikea, Vale, Volksëagen, Ëalmart, Accenture, BMË Group, Carrefour, CVS Health, Deutsche Post DHL, E.On SE, JBS, Nestle, Novartis, Saint-Gobain, Unilever

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button