Buxheti i ulët që i ndahet, e zhyt në borxhe çdo vit Prokurorinë Publike të Maqedonisë së Veriut

Korniza strategjike, ligjet dhe zbatimi janë tre shtyllat kyçe për reformat në gjyqësor, në radhë të parë të gjyqësorit dhe prokurorisë në aspektin e ndryshimeve të integrimit evropian. Përderisa dy shtyllat e para kanë një vlerësim relativisht të kënaqshëm, zbatimi i reformës në drejtësi është elementi që ka nevojë për një dozë “përforcuese” të reformës. Të gjithë treguesit referojnë se kjo dozë “përforcuese” duhet të jetë kryesisht financiare, gjegjësisht më shumë para nga buxheti për zbatimin e reformave, transmeton Portalb.mk.

Buxhetimi i gjyqësorit dhe prokurorisë, ekspertët e fokus grupit e vlerësuan si elementin ndoshta më të rëndësishëm në arritjen e një pavarësie efektive në këto fusha. Sipas rregulloreve ligjore, shteti është burimi kryesor i të ardhurave edhe në gjyqësor edhe prokurori, edhe atë kryesisht nga buxheti i shtetit, një pjesë e të cilit sigurohet nga fondet e veta, kurse një pjesë nga grantet e donatorëve ndërkombëtarë.

Në gjyqësor, baza ligjore kryesore për buxhetimin është një përqindje nga Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i shtetit dhe kjo përqindje për vite është 0.8 për qind.

Në vitin 2021, sipas buxhetit të RMV-së, ka një rritje të lehtë të numrave si të gjyqësorit ashtu edhe të prokurorisë, por ende është larg shumave të garantuara me ligj që duhet të ndahen për të dyja fushat. Në fakt, kjo shihet nga Raporti i KE-së për RMV-në për vitin 2021, ku në pjesën për financimin e gjyqësorit (Cilësia e drejtësisë, f. 23/24), ndodhet edhe konstatimi i mëposhtëm:

“Sipas Komisionit Evropian për Efikasitetin e Drejtësisë (CEPEJ), buxheti i zbatuar i sistemit të drejtësisë për vitin 2020 është 40 milionë euro, gjegjësisht 19.5 euro për banor, që është më pak se shuma mesatare për Ballkanin Perëndimor prej 37.8 euro. Buxheti (buxheti për gjykatat, shërbimet në prokurorinë publike dhe ndihma juridike) është ulur me -8.3% nga viti 2019″.

Duke i shqyrtuar më hollësisht këto të dhëna, raporti ka krahasuar buxhetet për gjyqësorin dhe prokurorinë në vitin 2020 dhe 2021, si dhe parashikimet për vitin 2022. Në këtë artikull, do të sjellim të dhënat për buxhetin e Prokurorisë.

Prokuroria Publike, buxhetimi – kërkuan 19, morën 9 milionë euro!

  • Viti 2019 – Prokurisë Publike, gjatë këtij viti iu ndanë 738.01 milion denarë.  Buxheti (buxheti për gjykatat, shërbimet në prokurorinë publike dhe ndihma juridike) është ulur me -8.3% nga viti 2019″.
  • Viti 2020 – Në vitin 2020 shteti është dashur të ndajë së paku 0.4 për qind të buxhetit për vitin aktual dhe ky ishte një hap pozitiv, pasi paraprakisht buxheti ishte përcaktohej me marrëveshje të drejtpërdrejtë dhe konsultim të prokurorit të shtetit dhe ministrit të Financave, edhe pse në nenin 100 të Ligjit për Prokurorinë Publike ky obligim qëndron ende, por vetëm për një pjesë të buxhetit. Në vitin 2020, Prokuroria Publike e RMV-së për vitin 2020 iu ndanë 538.164.
  • Viti 2021 – Nëse shikoni buxhetin e shtetit për vitin 2021, Prokuroria Publike ka pasur një rritje të lehtë në krahasim me vitin 2020. Atëkohë Prokurorisë Publike iu ndanë 558 milionë denarë (9.079 milionë euro), ndërsa për vitin 2021 568 milionë denarë (9,25 milionë euro). Rritje tjetër shtesë është bërë me ribalancin e buxhetit për vitin 2021 nga korriku, në mënyrë që Prokurori Publik i RMV-së ta mbyllë vitin me 574,3 milionë denarë ose rreth 9,3 milionë euro.
  • Viti 2022 – Buxheti për vitin 2022 për Prokurorinë Publike është rritur pak dhe arrin në 662 milionë denarë ose 10,7 milionë euro. Kjo është një rritje prej mbi një milion euro krahasuar me buxhetin e miratuar për vitin 2021, sipas ribalancit të buxhetit nga korriku i vitit 2021.

Nëse shihet struktura e atij buxheti, do të shihet se pjesa më e madhe shkon për paga, ndërsa pjesa tjetër më e madhe është për shërbimet me kontratë. Kështu, pjesa kryesore e buxhetit, ose 394,5 milionë denarë ose 6,4 milionë euro ose rreth 70 për qind, Prokuroria Publike e shpenzon për paga dhe kompensime.

Në këtë pjesë të raportit, Prokuroria Publike paralajmëron se borxhet kryesore dalin nga detyrimet e papaguaraish Prokurorisë Speciale Publike, si dhe borxhet që dalin nga procedurat penale në rrjedhë (në nivel vjetor këto shpenzime janë rreth 150 milionë denarë ose rreth 2.4 milionë euro). Nga aty, Prokuroria Publike në raport adreson këtë konstatim dramatik:

“Nëse kësaj i shtohet fakti se çdo vit kjo mungesë fondesh rritet për shkak të borxhit të transferuar nga vitet e kaluara, duke u nisur nga sa më sipër, është më se e qartë se kryerja e funksionit të prokurorisë publike është e përcaktuar me Kushtetutë dhe me ligje”.

Këto janë konkluzionet e përgjithshme të raportit të Metamorfozis “Ndjekja e procesit eurointegrues: Reformat në drejtësi”, për situatën aktuale në këtë fushë gjatë vitit 2021″

Për gjyqësorin dhe prokurorinë mbeten vërejtjet e mëposhtme:

  • Pavarësia si e gjyqësorit ashtu edhe e prokurorisë, ndonëse e garantuar ligjërisht, mbetet e diskutueshme dhe një çështje që duhet trajtuar në periudhën e ardhshme. Ky vlerësim rrjedh nga monitorimi i të dy fushave të sektorit të OJQ-ve, nga opinionet e përfaqësuesve të gjyqësorit dhe prokurorisë të theksuara në raporte dhe analiza, si dhe nga vlerësimi i ekspertëve të fokus grupit që asistuan në këtë raport.
  • Buxhetimi, qoftë i të gjithë gjyqësorit apo veçanërisht i gjykatave dhe prokurorive, është ende larg shumave të garantuara ligjërisht, megjithëse ka shumë pak progres në buxhetet e vitit 2021 dhe 2022. Në përgjithësi, shteti ndan rreth 55 milionë euro në vit për të gjitha segmentet e gjyqësorit, ndonëse vetëm gjyqësorit i nevojiten mbi 90 milionë euro, sipas normës ligjore buxhetore prej 0.8 për qind të PBB-së. Sipas projeksioneve buxhetore për vitin 2022, shuma totale do të ishte rreth 61 milionë euro. Por nevojat janë të mëdha dhe nevojiten shumë më tepër para në gjyqësor dhe në prokurori, sigurisht edhe në fusha të tjera të gjyqësorit.
  • Transparenca e gjyqësorit dhe e prokurorisë, ndonëse është përmirësuar në krahasim me situatën e disa viteve më parë, është ende një nga pikat në të cilat duhet të punohet, dhe kjo përsëri, është një çështje e lidhur me buxhetimin.
  • Efikasiteti, edhe pse në gjyqësori për lëndët e reja është i kënaqshëm, përballet me një konflikt të mundshëm për sa i përket cilësisë së drejtësisë së ndarë (përsa i përket gjykimeve të arsyetuara dobët ose pabarazisë së politikës ndëshkuese), për shkak të presionit për të përfunduar çështjet brenda afateve të pranueshme ligjërisht, ndërsa në kushte të mungesës së gjyqtarëve. Efikasiteti është vënë në pikëpyetje edhe nga Prokuroria Publike për shkak të mungesës evidente të prokurorëve të nevojshëm, por edhe mungesës së shumë zyrtarëve në Prokurorinë Publike.
  • Dixhitalizimi është një proces që ka dalë nga një “ngërç” dhe është pjesë e dukshme e agjendës së reformës në drejtësi, por përballet me sfida të mëdha. Stafi i nevojshëm me ekspertë të IT si në gjyqësor ashtu edhe në prokurori është një element që mund të jetë problematik, kurse prokurimi i haruerëve dhe softuerëve të kompatibil dhe të ndërveprueshëm si në gjyqësor ashtu edhe në prokurori është një sfidë, e cila rezulton nga analizat funksionale të kryera në të dy segmentet dhe nga situata aktuale me të cilën përballet ekzekutimi. Megjithatë, sa i përket asaj që është bërë deri tani si aktivitet dhe asaj që është planifikuar për vitin 2022, mund të cilësohet si një proces premtues që do të ndikojë pozitivisht në të gjithë komponentët e sipërpërmendur të gjyqësorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button