Filluan Lojërat Olimpike Dimërore, Dardan Dehari e mbajti flamurin e RMV-së në hapje

Lojërat Olimpike Dimërore do janë hapur sot në Pekin me një ngjarje ceremoniale e cila ka filluar në orën 13:00, sipas kohës së Evropës Qendrore, në stadiumin “Foleja e Zogut”, transmeton Portalb.mk.

Këtë vit do të marrin pjesë rreth 3000 sportistë nga 91 shtete, të cilët do të garojnë në 109 kategori të ndryshme në gjithsej 15 sporte dimërore.

Përfaqësues nga Maqedonia e Veriut janë Ana Cvetanovska dhe Stavre Jada në kategorinë e vrapimit nordik dhe Dardan Dehari në skijim alpin. Nderin për ta mbajtur flamurin e Maqedonisë së Veriut, në ceremoninë e hapjes, e ka pasur Dardan Dehari.

Siç informojnë nga Komiteti Olimpik i Maqedonisë, më parë ishte paralajmëruar se atij do t’i bashkëngjitej edhe Ana Cvetanovska, por ajo sikurse Stavre Jada nuk do të mundet për shkak të kontaktit me trajnerin e saj, Borçe Jovanovski, i cili është pozitiv me koronavirus, prandaj edhe të dy sportistët tani janë në izolim.

Paraqitja e parë e Anës është nesër më 5 shkurt dhe tjetra më 10 shkurt në disiplinat 7,5 km stil i lirë plus 7,5 km skiatlon dhe 10 km vrapim klasik nordik. Jada do të garojë më 8 dhe 19 shkurt, ndërsa Dehari më 13 shkurt do të garojë në sllallom (skijim alpin), se dhe sllallomin e madh më 16 shkurt.

Për ngjarjen speciale me rastin e fillimit të Lojërave Olimpike është angazhuar regjisori më i mirë nga Kina, Xhang Jimu, i cili e pati nderin të ideonte edhe hapjen e mëparshme të Lojërave Olimpike Verore të Pekinit në vitin 2008, që u zhvillua në të njëjtin stadiumi “Foleja e Zogut”. Ky është i vetmi stadium në botë ku janë mbajtur edhe Lojërat Olimpike Verore ashtu edhe ato Dimërore.

Xhang Jimu rikthehet në skenë për të drejtuar ngjarjen e rëndësishme pas 14 vitesh në kushte krejtësisht të ndryshuara. Situata e virusit i ka kufizuar mjetet dhe e ka reduktuar edhe kohëzgjatjen e interpretuesve dhe të ceremonisë.

Aktualisht, masat e mbrojtjes në qytetin milionëshe janë shtrënguar fortë për shkak të rritjes së numrit të rasteve të raportuara me Kovid në periudhën 24-30 janar.

“Qyteti është i ndarë në dy pjesë, atë të brendshme ku organizatorët, garuesit dhe gazetarët jetojnë si në tullumbace, testohen çdo ditë, ushqimin e tyre e shërbejnë robotë dhe jashtë ku gjendet pjesa tjetër e popullsisë”, raportojnë gazetarët e CNN.

Për Lojërat Olimpike Dimërore të këtij viti, të gjithë atyre që marrin pjesë, krahas kujdesit nga  infeksioni me koronavirus, Byroja Federale e Hetimeve e SHBA (FBI) ua ka tërhequr vëmendjen që, për shkak të rrezikut të sulmeve kibernetike, telefonat e tyre t’i lënë në shtëpi dhe në vend të kësaj të përdorin telefona “të përkohshëm”.

Edicioni i 24-të i Lojërave Olimpike Dimërore përfundon më 20 shkurt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button