Macron do të udhëtojë në Moskë dhe Kiev në përpjekje për ndërmjetësimin në krizën midis dy vendeve

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të udhëtojë në Moskë dhe Kiev javën e ardhshme në përpjekje të ndërmjetësimit në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës, njoftuan autoritetet franceze.

Macron së pari do të takojë presidentin rus, Vladimir Putin të hënën, dhe të nesërmen pritet të takohet me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, transmeton REL.

Presidenti francez kohët e fundit ka biseduar disa herë në telefon me të dy liderët. Kancelari gjerman Olaf Scholz gjithashtu planifikon të udhëtojë në Moskë “së shpejti”.

Një takim mes Macron, Scholz dhe presidentit polak Andzrej Duda është planifikuar gjithashtu në Berlin.

Sipas Pallatit Presidencial në Francë, data ende nuk dihet por pritet që të bëhet publike ditët në vijim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button