Në Aeroportin e Shkupit u sekuestruan narkotikë në vlerë mbi 50 milionë euro, ndërkohë u arrestuan dy persona

Policia e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se sot ka arritur të parandalojë shpërndarje ndërkombëtare të narkotikëve, vlera e të cilave planifikohet të arrijë mbi 50 milionë euro, transmeton Portalb.mk.

“Sekuestrohet mbi një tonelatë perkursorë nga të cilët mund të prodhohej amfetaminë në vlerë prej mbi 50 milionë euro”, bëjnë të ditur nga Policia, duke theksuar që u shkatërrua grupi kriminal ndërkombëtar, ndërsa u arrestuan fillimisht vetëm dy persona

Ministri Oliver Spasovski ka sqaruar që me këtë material është furnizuar shtetasi i Maqedonisë së Veriut nga persona nga Kina, që përmes Turqisë ka arritur në RMV, duke vlerësuar që qëllimi final ishte të shkojë në vendet e BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button