Moska u vendosi sanksione disa zyrtarëve të lartë të BE-së

Moska ka futur në listën e zezë edhe disa zyrtarë të tjerë të lartë evropianë duke ua ndaluar atyre hyrjen në Rusi në përgjigje të sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë, transmeton REL.

Veprimi i Moskës prekë prek stafin nga agjencitë e zbatimit të ligjit dhe organet legjislative dhe ekzekutive, bëhet e ditur në një deklarate të Ministrisë së Jashtme të Federatës Rase.

Ndryshe nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara, Moska nuk përmend emrat e individëve të sanksionuar dhe disa mësojnë vetëm kur arrijnë në kufi se masat ndaj tyre janë në fuqi, kur atyre u ndalohet hyrja dhe kthehen në shtëpi.

Moska zyrtare akuzoi Evropën për një “politikë të paligjshme, shkatërruese dhe të pakuptimtë të kufizimeve të njëanshme kundër Rusisë”, raporton DPA.

Ndalimet e hyrjes duket se janë të lidhura me sanksionet e BE-së ndaj rusëve që kërkojnë të zbatojnë ligjet e Moskës në Krime, e cila u aneksua nga Rusia në 2014.

Kujtojmë se, Rusia ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa në kufi me Ukrainën, ka thënë inteligjenca perëndimore. Në zonën kufitare, Moska ka zhvilluar një sërë stërvitjesh ushtarake, duke rritur shqetësimin se mund të jetë duke u përgatitur për një sulm të ri, pasi Rusia më 2014 pushtoi Gadishullin ukrainas të Krimesë. Rusia ka mohuar vazhdimisht se është duke u përgatitur për të pushtuar ushtarakisht Ukrainën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button