Nuk është e vërtetë që policia në Londër i ka mbyllur pikat e vaksinimit dhe ka arrestuar për shkak të vaksinimit

Për Reuters nga Policia e Londrës deklaruan se nuk ka pasur hetim penal për vaksinat kundër Kovid-19 dhe se nuk është mbyllur asnjë qendër vaksinimi, shkruan Vërtetmatësi.

Рo recenzojmë një postim në Facebook në të cilin pretendohet se në Mbretërinë e Bashkuar, më 23 janar 2022, është lëshuar një urdhër për sekuestrimin dhe ndalimin e punës të të gjitha qendrave të vaksinimit në vend. Në postim gjithashtu pretendohet se ka 11.000 dëshmi për raste të vdekjes nga vaksinat dhe është lëshuar një urdhër arresti për të gjithë personat e përfshirë në këtë “krim kundër njerëzimit”.

Policëve u është thënë se po punojnë për popullin, jo për qeverinë, dhe nëse e pengojnë këtë, do të mbajnë përgjegjësi. Qeveria i kontrollon mediat dhe të gjithë që janë të përfshirë në këtë gjenocid do të mbajnë përgjegjësi, thuhet në postim.

Postimin e shoqëron edhe një video material në të cilin shihet një grua duke dhënë deklaratë në stacion policor, në anglisht dhe i kërkon një punonjësi policie që ta ndihmojë për t’i mbyllur të gjitha pikat e vaksinimit nën juridiksionin e atij stacioni, pasi siç thotë ajo, vaksinimi ka shkaktuar vepra të rënda penale. Në videon në fjalë nga minuta 10 e 13 sekonda deri në 10 e 58 sekonda, ajo thotë se rasti i njëjtë është arkivuar në atë Stacion policor nën numrin referent 6029679-21.

Në fakt, e gjithë videoja është një deklaratë e një gruaje të panjohur në një stacion policor në të cilën ajo i raporton një oficeri policie se me vaksinimin janë kryer krime të rënda kundër njerëzimit, mes të cilave thotë edhe se (nga 3 minuta e 22 sekonda në 4 minuta e 25 sekonda në video) është bërë edhe keqpërdorim i pozitës zyrtare, komplot për të shkaktuar dëm serioz ndaj shëndetit të njerëzve, komplot për administrimin e një substancë që shkakton vdekje dhe dëm, vrasje, etj.

Megjithatë, nuk është e vërtetë ajo që pretendon autori i postimit, se është lëshuar një urdhër për sekuestrimin dhe ndalim të funksionimit të qendrave të vaksinimit në Britaninë e Madhe, as që është lëshuar një urdhër arresti për të gjithë ata që janë përfshirë në “këtë krim kundër njerëzimit”.

Nga policia në Londër për vërtetuesit e fakteve të Fullfact thanë se janë ngritur një sërë akuzash penale në lidhje me programin e vaksinimit në Britani, por nuk është iniciuar hetim penal dhe deri më tani nuk ka kurrëfarë dëshmish për krime të kryera.

Zëdhënësi i policisë tha se më 20 dhjetor të vitit 2021, në një stacion policie në perëndim të Londrës u depozituan dokumente me pretendimin se përmbanin dëshmi të një krimi në lidhje me programin e vaksinimit në Britani.

U krijua një numër referent dhe iu dha atyre që bënë denoncimin. Kjo nuk do të thotë se ka filluar një proces hetimor, apo se është kryer një krim. Ky numër tregon vetëm se dikush ka bërë një denoncim i cili është pranuar dhe evidentuar. Punonjësit e policisë kanë për detyrë t’i shqyrtojnë dokumentet e dorëzuara, i cili është një proces i gjatë sepse vazhdimisht pranojnë dokumente të reja. Deri më tani nuk ka asgjë që të jetë tregues se është kryer një krim dhe nuk ka nisur asnjë hetim penal, thonë nga atje për Fullfact.

 Për Reuters nga Policia e Londrës deklaruan se nuk ka pasur hetim penal për vaksinat kundër Kovid-19 dhe se nuk është mbyllur asnjë qendër vaksinimi.

Zëdhënësi shtoi se ekzistenca e një numri nuk do të thotë automatikisht se ka edhe një proces hetimor, as se është kryer ndonjë krim. Ky numër do të thotë vetëm se policia ka marrë një denoncim. Sipas procedurës, lëshohet një numër referent që pastaj të ketë një vlerësim nëse duhet të ketë një hetim apo jo. Pastaj shqyrtohen  informacionet e siguruara për të vendosur nëse nevojitet një hetim i ardhshëm.

Për shkak të të gjitha fakteve të mësipërme, vlerësojmë se nuk janë të vërteta pretendimet e bëra në postimin që po recenzojmë, se në Britaninë e Madhe është lëshuar një urdhër për sekuestrimin dhe ndalimin e punës së të gjitha qendrave të vaksinimit. Të gjitha qendrat e vaksinimit funksionojnë pa probleme. Gjithashtu, nuk ka 11.000 dëshmi për rastet e vdekjes pretendohet në tekstin e postimit, por në video përmenden 1.100 pretendime për efekte të padëshiruara. Për asnjë nga pretendimet nuk është vërtetuar një reagim shkak-pasojë nga vaksinimi. Fakti që nga policia është dhënë një numër referent nuk do të thotë ka filluar proces hetimor,as se janë kryer vepra penale, as se dikush është arrestuar ose se është lëshuar një urdhër arresti, siç pretendon autori në mënyrë të rreme në postimin që po e recenzojmë.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button