Tetovë, po hapet kazino në afërsi të një çerdheje, paralajmërohen protesta

Tetovës së shpejti do i shtohet edhe një kazino e kjo e fundit shumë afër çerdhes “Rinia” dhe me përmasa të mëdha pasi e njëjta ndërtohet në vendin e  ish fabrikës së “Teteksit”, nga Lëvizja “Antibixhoz” paralajmërojnë protesta që kjo kazino mos të hapet, transmeton Portalb.mk. 

Nëse kjo kazino arrin të përfundojë, fëmijët e çerdhes “Rinia” çdo ditë do të kenë përballë objektin e lojërave të fatit.

Lëvizja “Antibixhoz” e cila tani e sa kohë vazhdimisht alarmon që objektet e lojërave të fatit të mos lejohen në afërsi të institucioneve edukative, edhe për këtë rast paralajmëruan institucionet që mos lejojnë hapjen e kësaj të fundit. Gjithashtu ata paralajmëruan edhe protesta për këtë rast.

“Ne nga Lëvizja Antibixhoz dënojmë ashpër përgatitjen e hapjes së një kazinosë pranë çerdhes së fëmijëve. Ne vazhdojmë të apelojmë, nga kryetari i komunës së Tetovës, te ministri dhe kryeministri i shtetit që të parandalon këtë gjendje kaotike që është duke u krijuar në Tetovë. Na mungonte edhe një kazino që fëmijët e çerdhes të përballen në derë më një kazino më kumarin dhe të keqen që është në Tetovë. Do të organizojmë dhe jemi duke u përgatitur për organizim për këtë kazino para çerdhes që të mund ta ndalojmë këtë të keqe”, tha Jushi Emërllahu nga Lëvizja Antibixhos në një deklaratë për TV21.

Ligji aktual në fuqi parasheh që objektet e lojërave të fatit duhet të jenë 200 metra larg objekteve të karakterit publik.

Ministria e Financave përgatiti ndryshime në Ligjin për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese e cila parasheh që hapësirat ku zhvillohen këto lojëra të fatit të janë gjysmë kilometri larg shkollave dhe universiteteve. Ligji është dorëzuar në Parlament nga Qeveria në qershor të këtij viti, dhe ende është në Parlament. Ndërsa, nuk janë marrë parasysh kërkesat e Lëvizjes Antibixhoz, të cilët kërkuan distancë prej 3 kilometrave larg vendbanimeve, pasi nga kjo ministri cilësojnë se distanca prej 500 metrave është e mjaftueshme dhe do të ndikojë në mbrojtjen e popullatës së re nga veset jo të mira.

Ndryshe, ishin pikërisht protestat e kësaj lëvizjeje së bashku me qytetarët të cilët  ndaluan hapjen e kazinos afër Universitetit të Tetovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button