Tetovë, u sanksionuan 11 automjete me defekte teknike

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë (SPB) njofton se  sot nga ora 08.00 deri në 12:00, kanë kryer aksion kontrollues të automjeteve që kryejnë transport publik të udhëtarëve, kryesisht ndaj autobusëve dhe furgonave, ku u sanksionuan 11 automjete me defekte teknike, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 11 automjete me defekte teknike (TE-5 dhe GV-6), nga të cilat 6 automjete (TE-4 dhe GV-2) kanë pasur paregullsi në pajisjet e frenimit, 3 (GV) kanë pasur kontroll të pa kryer teknik. Një në (TE) me pajisje të parregullta dhe 1 automjet (GV) nuk kishte pajisjet e nevojshme. Shtatë automjetet me defekte teknike janë përjashtuar menjëherë nga qarkullimi dhe për të gjithë shoferët e automjeteve janë përgatitur parashtresat e përcaktuara me ligj”, tha Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.

Nga atje shtuan se këtij kontrolli u identifikuan edhe 17 lloje të tjera të kundërvajtjeve në komunikacion (TE-11 dhe GV-6) të cilat po ashtu janë rrumbullakosur me parashtresa dhe të njëjtat do të përballen me gjoba adekuate.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button