RMV, trenat rikthehen në qarkullim, pasi punëtorët e ndërprenë grevën

Është ndërprerë greva njëditore e punëtorëve të Hekurudhave të Maqedonisë – Transport Shkup, pasi sot në ora 14:00 iu është paguar gjysma e dytë e pagës së dhjetorit, raporton Portalb.mk.

Qarkullimi hekurudhor i udhëtarëve dhe mallrave në vend është ndalur që nga mëngjesi i djeshëm, dhe punonjësit e Hekurudhave të RMV-Transport nuk i kanë kryer obligimet e punës për shkak se nuk u është paguar pjesa e dytë e pagës për muajin dhjetor të vitit 2021. Që në nëntor të vitit të kaluar ata paralajmëruan shtetin se trenat nuk do të qarkullojnë nëse nuk paguhen plotësisht deri më 25 janar të vitit 2022.

Sindikatat e stafit mekanik dhe ekzekutiv në Hekurudhat e RMV-Transport e morën këtë vendim më 2 nëntor të vitit të kaluar, ndërsa për arsye të njëjta, pra për mosmarrjen e pagave, punëtorët kanë pasur greva edhe në nëntor dhe gusht të vitit të kaluar.

Mospagimi i të punësuarve të Hekurudhave të RMV-Transport është një problem që zvarritet me vite, në një prej humbësve më të mëdhenj në shtetet. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, në fund të vitit 2021 Hekurudhat e RMV-Transportit kanë akumuluar humbje me vlerë prej 65 milionë eurove. Borxhet e tilla të ndërmarrjes, rriten në vazhdimësi.

Nga ana tjetër, Ndërmarrja Hekurudhat e RMV-Shkup, e kanë mohuar këtë reagim të shprehur me grevë nga punëtorët e hekurudhës, ata thonë që krahas krizës së pandemisë dhe asaj energjetike në vend, ndërmarrja i ka paguar të gjithë punëtorët.

Për udhëheqësinë e Ndërmarrjes së Hekurudhave-Transport Shkup greva ka qenë jolegjitime, sepse nuk ka qenë e organizuar në përputhje me Ligjin për Marrëdhëniet e Punës dhe marrëveshjen kolektive të Ndërmarrjes. Ata theksuan se këtyre punëtorëve u është rritur paga, ndërsa punëtorët mekanik në tre muajt e fundit kanë marrë mesatarisht gati 51.000 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button