‘Neuralink’ i Elon Musk planifikon të vendos çipa në trurin e njeriut për të trajtuar çrregullimet nervore (VIDEO)

‘Neuralink’ i Elon Musk ka nisur të kërkojë drejtor për testime klinike të një pajisje teknologjike që mund të lidhet drejtpërdrejt mendjen e njeriut, shkruan USA Today, transmeton Portalb.mk.

Qëllimi i ‘Neuralink’ është të ndërtojë diçka që lejon njerëzit të transmetojnë dhe marrin informacion midis trurit të tyre dhe një kompjuteri me valë.

Për shembull, një person i paralizuar, me një çip ‘Neurlink’ të implantuar në trurin e tij do të mund të kontrollonte miun dhe tastierën e kompjuterit. Informacioni gjithashtu mund të transmetohet në një mënyrë tjetër dhe të lejojë trurin e personit të simulojë shqisën e prekjes.

Si realizohet kjo? Neuronet në tru gjenerojnë sinjale elektrike dhe elektrodat e vendosura pranë neuroneve mund të kapin dhe regjistrojnë ato sinjale. Ndërsa teknologjia është shumë më komplekse, në një kuptim të thjeshtë, riprodhimi i këtyre sinjaleve mund të simulojë ndjesinë aktuale të përvojave të ndryshme, të tilla si mbajtja e një molle ose puthja e një personi tjetër.

Punësimi i një drejtori përgjegjës për testime klinike, do t’a sjellë Neuralink një hap më afër vizionit të tij. Drejtor do të punojë ngushtë me disa nga mjekët dhe inxhinierët më inovativë, si dhe do të punojë me personat e parë pjesëmarrës në testimet e klinikës të ‘Neuralink’.

Përderisa kompania e Musk promovon përfitimet e teknologjisë për të ndihmuar njerëzit e shkatërruar nga paraliza ose paraplegjia, shumë persona kanë shprehur shqetësime për natyrën e mundshme më të errët të teknologjisë.

Që nga lajmi i publikuar, seriali Black Mirror ka qenë në trend në Twitter.

Përdoruesit e Twitter kanë bërë krahasime midis një episodi të Black Mirror që i lejonte personazhet të riprodhonin kujtimet ose ndjesitë me çip në trurin e tyre, gjë që përfundoi duke u dëmtuar shëndeti i tyre mendor dhe privatësia personale.

Në vitin 2019, Musk kishte njoftuar se startupi i neuroteknologjisë ishte gati të fillonte së shpejti provat klinike njerëzore në implantet e trurit. Deri më tani, që nga prilli 2021, ‘Neuralink’ ka publikuar një video të një majmuni me një pajisje Neuralink duke luajtur pong.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button