Ka ndërruar jetë Rexhail Qerimi, i dënuar për rastin “Alfa”

Në burgun e Idrizovës ka ndërruar jetë Rexhail Qerimi nga fshati Opajë në Kumanovë, i dënuar për rastin “Alfa”, transmeton Portalb.mk.

Më 26 nëntor të vitit 2008 në Shkup ndodhi vrasja e një polici të njësitit “Alfa” Afrim Arifi, në afërsi të Fakultetit të shkencave matematiko-natyrore ndërsa mbetën rëndë të plagosur edhe dy policë të tjerë.

Rasti në fjalë bëri bujë në opinioni shqiptar sepse dy vite më vonë, më 30 prill të vitit 2010 për këtë vrasje u dënuan me burgim të përjetshëm ish-pjesëtarët e UÇK-së: Rexhail Qerimi dhe Agim Islami nga fshati Rashçe i Shkupit. Gjithashtu, me gjashtë vite burg u dënua ish ushtari i UÇK-së, Ramadan Shaqiri. Rasti është bazuar në dëshminë e “dëshmitarëve të mbrojtur”.

Derisa ishte në arrati, me burgim të përjetshëm u dënua erdhe Almir Drpljanin,, që më vonë u ekstradua në Maqedoni për të vuajtur burgun.

Avokatët, familjarët Qerimit, Islamit dhe Shaqirit, por edhe vetë të dënuarit gjatë gjithë kohës kanë pohuar se rasti ka qenë i montuar ata nuk e kanë kryer vrasjen dhe se janë të pafajshëm. Gjatë gjithë këtyre viteve familjarët e Qerimit kanë dërguar letra të hapura në media duke thënë se në kohën e vrasjes Rexhaili ka qenë në çajtore në fshatin Opajë. Ata kërkuan edhe nga ish Prokuroria Speciale Publike e Maqedonisë ta merr në duar rastin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button