Goditi tre këmbësorë në fshatin Debërcë të Tetovës me veturë të paregjistruar

Tre këmbësorë u lënduan në një aksident trafiku që ndodhi dje në fshatin Dëbërcë të Tetovës. Sipas SPB Tetovë, në njëzet ditët e kaluara kanë ndodhur plot nëntë aksidente trafiku në të cilat janë lënduar këmbësorë, transmeton Portalb.mk.

“Në SPB të Tetovës mbrëmë rreth orës 21:30 është raportuar se në rrugën lokale në Tetovë- ëebërcë, vetura “Opel Vectra”, që drejtohej nga 44-vjeçari H.J pa regjistrim dhe pa leje nga ky fshat, goditi këmbësorët B. K. (34), V. L. (35) dhe F. L. (42), bashkëfshatarët e tij. Në aksident, V. L. dhe F. L. janë lënduar rëndë, dhe B. K. me lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin klinik të Tetovës. Në vendin e aksidentit ka bërë inspektim ekipi i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë”, tha Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Ndryshe, në Tetovë vozitësit e pakujdesshëm shpesh godasin këmbësorët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button