RMV, Stojanov: Nuk është e arsyeshme kërkesa që nxënësit t’i heqin maskat

Kërkesa për të mos mbajtur maska ​​gjatë orëve të mësimit nuk është e arsyeshme, sidomos tani në një periudhë kur kemi mbi 2000 raste të reja çdo ditë, paralajmëron për Agjencinë Meta epidemiologu dr. Aleksandar Stojanov. Kjo vjen pas nismës së qytetarëve “Stop maskave në shkolla”, për të ndaluar mbajtjen e detyrueshme të maskave në shkolla. Dr Stojanov thotë se në kohën kur kemi një lloj virusi që po përhapet me shpejtësi, nuk është aspak e mençur që fëmijët të mos mbajnë maska, raporton Meta.mk.

“Nuk duhet të harrojmë se 1% e të infektuarve me Omicron vdesin. Nuk duhet hequr maskat tani, nuk është momenti. Në anën tjetër, nuk ka shpërndarje të virusit ndërmjet fëmijëve. A duhet të ketë?, pyet Stojanov.

Fëmijët nuk ngufaten duke mbajtur maska, shton ai.

“Nuk do t’i ndodhë asgjë, kjo nuk është një maskë gazi që të ngufaten, njerëzit duhet të dinë se Omicron lë pasoja, se çfarë do t’i shohim”, paralajmëron epidemiologu.

Të njëjtin mendim ndan edhe doktor Zlate Mehmedovic.

“Një kërkesë e tillë për të mos mbajtur maska ​​në shkollë është absolutisht e pajustifikuar. Nisma është e pabazuar dhe kërkesa është e palogjikshme“, tha Mehmedovic.

Në deklaratën për media nga kjo Nismë thuhet se prindërit që e mbështesin këtë iniciativë, janë kategorik në synimin që nuk do të lejojnë fëmijët me maska të shkojnë në shkollë, në gjysëmvjetorin e dytë.

Për shkak të rritjes së numrit me raste të reja, autoritetet vendosën të zgjasin pushimin dimëror deri më 1 shkurt. Komisioni për Sëmundje Infektive rekomandoi që mësimi në gjysmëvjetorin e dytë të vazhdojë me prani fizike, ndërkaq Qeveria duhet të marrë vendim deri në fund të javës.

Sipas raportit të fundit javor të Institutit të Shëndetit Publik, në shtatë ditët e fundit janë regjistruar 11610 raste të reja pozitive. Javën e kaluar, 97 njerëz vdiqën nga Covidi, 76.4 për qind më shumë se në periudhën e mëparshme. Shumica e tyre janë nga Shkupi.

Që nga fillimi i pandemisë, pothuajse 260,000 njerëz janë infektuar me këtë virus në vend, dhe 8,266 kanë vdekur. Aktualisht numri i rasteve aktive është 20856.

LEXO: Gjatë 24 orëve të fundit vetëm në Shkup mbi një mijë raste të reja, ndërkohë u regjistruan 26 vdekje

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button