Sindikatat kërkojnë që deputetët t’i japin përparësi rritjes së pagës minimale dhe jo zgjedhjeve dhe apanazheve

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) u bëri thirrje deputetëve që të votojnë iniciativën e tyre për zgjidhje ligjore për rritjen e pagës minimale për 60 për qind të pagës mesatare ose 18.000 denarë. Përmes një komunikate të sotme, LSM-ja u ka thënë deputetëve të të gjitha partive politike se prioritet duhet të jenë pagat e punëtorëve, e jo ligje të tjera për apanazhet dhe zgjedhjet, shkruan 360 Shkallë, transmeton Portalb.mk.

Sipas LSM-së, nëse deputetët menjëherë dorëzojnë dhe votojnë ndryshimet në Ligjin për pagën minimale, do të dëshmojnë se vërtetë kujdesen për punëtorin dhe ekzistencën e tij në kushtet e krizës së Covid-19, asaj ekonomike dhe energjetike.

“U bëjmë thirrje partive politike që në kohë të krizës ekonomike, energjetike dhe të Covidit të mos grinden duke dorëzuar projektligje që nuk kanë rëndësi ekzistenciale për punëtorët dhe në vend që të humbin kohë dhe të mbajnë seanca për përfitime të tyre personale, të votojnë iniciativën e LSM-së për zgjidhjen ligjore për ngritjen e pagës minimale e cila kërkojmë të jetë 60 për qind e pagës mesatare ose 18.000 denarë, si dhe harmonizimi, ritja e pagave tjera në pajtim me Ligjin për pagën minimale i cili është dorëzuar në Kuvend dhe është shpërndarë nga e kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi te të gjithë deputetët”, thonë nga LSM.

Sindikatat kujtojnë se çdo deputet apo grup parlamentar në përputhje me Rregulloren e punës, mundet menjëherë pa vonesë ta mbështesin dhe propozojnë propozimin e LSM-së, sepse, theksojnë se të gjitha deklarohen si parti politike që janë për punëtorët dhe kujdesen për ta.

“Prandaj ju bëjmë thirrje të gjitha partive politike që menjëherë të dorëzojnë dhe votojnë ndryshimet ligjore në Ligjin për pagën minimale dhe në këtë mënyrë të dëshmojnë “se ata kujdesen vërtet për punëtorin dhe ekzistencën e tij në këtë krizë Covidi, asaj ekonomike dhe energjetike”, thanë nga LSM.

Për punëtorët, theksojnë ata, është e paqartë pse deputetët që marrin pagë katër deri në pesë herë më shumë se paga minimale, nuk ulen menjëherë në kolltuqe dhe nuk propozojnë dhe mbështesin ligjin, pra nuk rrisin pagën minimale deri në 18.000 denarë kur kanë të afërm dhe miq që punojnë me pagë minimale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button