Shkup, studentët mund t’i shfrytëzojnë biletat e pavazhduara të transportit publik deri në fund të shkurtit

Studentët që janë shfrytëzues të transportit publik në Shkup, mund t’i shfrytëzojnë biletat e pavazhduara deri në fund të shkurtit, përkatësisht pa i verifikuar ata për vitin aktual, njoftojnë nga Ndërmarrja Transpotuese Publike (NTP) Shkup, raporton Meta.mk.

Nga NTP shtojnë kur ka kontroll në autobus, studentët janë të obliguar të tregojnë kartelën “Shkupi” me të cilën do të vërtetohet se i plotësojnë kushtet për shfrytëzim të biletës vjetore, edhe pse nuk është e vazhduar bileta kontrolluesit nuk mund t’i dënojnë ata.

Nga data 1 mars, çdo student që i plotëson kushtet për të pasur këtë biletë nëse nuk e ka të verifikuar/vazhduar atë, në rast kontrolli do të dënohet, nëse nuk ka ndonjë lloj tjetër bilete që është valide” thonë nga NTP Shkup .

Këtë vendim NTP Shkup e ka marrë pas kërkesës së Parlamentit Studentor nga Universiteti “Shën Kirili dhe Metodi” në Shkup (UKIM), të cilët në fillim të këtij viti kërkuan vazhdimin e vlefshmërisë së biletave studentore.

Përfaqësuesit e studentëve e bënë këtë kërkesë për shkak të situatës me shtimin e rasteve pozitive me llojin “omicron” të Covid-19, gjë që do t’u jepte studentëve më shumë kohë për të përfunduar këtë procedurë dhe nuk do të krijonte turma në vendet ku vazhdohen biletat.

Parlamenti Studentor nga Universiteti Kiril dhe Metodi ka kërkuar anulimin e dënimeve të atyre studentëve që i kanë marrë nga fillimi i vitit për shkak të mos informimit për rregullat, por NTP nuk dha përgjgije nëse këto dënime do të largohen.

Ndryshe, të gjithë studentët e rregullt në Universitetet Shtetërore në Shkup, për studime deridiplomike, kanë të drejtën e shfrytëzimit të transportit publik falas, pa kufizim moshe. Biletat vazhdohen çdo vit kalendarik.

Për studentët që janë regjistruar në vitin e parë në 2021 dhe e shfrytëzojnë të drejtën e biletës për transport publik falas, bileta automatikisht është e vlefshme deri në fund të këtij viti, 2022.

Studentët e tjerë, duhet të vazhdojnë vlefshmërinë e biletës me një vërtetim që janë studentë të rregullt,  jo më të vjetër se një muaj dhe të regjistruar në një semestër dimëror ose veror. Vazhdimi i vlefshmërisë së biletave bëhet në qendrat e personalizimit të NTP.

Bileta vjetore studentore nuk vlejnë për linjat e natës të NTP Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button