RMV, “lufta kundër korrupsionit” u hoq nga titulli i kësaj ministrie

Është larguar titulli zyrtar më i gjatë në qeveri “zëvendëskryeministër i ngarkuar kundër korrupsionit dhe krimit, zhvillimit të qëndrueshëm dhe resurseve njerëzore”, i cili ishte krijuar për Lupço Nikollovskin në vitin 2019, shkruan SDK, transmeton Portalb.mk.

Për Sllavica Grkovskën, e cila zëvendësoi Nikollovskin, u krijua emër i ri, domethënë u riemërua “zëvendëskryeministre e ne ngarkuar për politikat e qeverisjes së mirë”.

Ngjashëm me zëvendëskryeministrin Artan Grubi për “sistemin politik dhe marrëdhëniet ndërmjet bashkësive”, për të cilin ka organe parlamentare, kështu që Grkovska “për qeverisjen e mirë” është pa veprime dhe kompetenca specifike të përshkruara.

Kovaçevski në vend që të shkurtonte, e ktheu Ministrinë e shfuqizuar të Diasporës, për t’i dhënë një vend tjetër partnerit të ri qeverisës, Alternativës dhe Kuvendi që e ka fjalën kryesore dhe të fundit e votoi.

Qeveria më e madhe ishte ajo e Lubço Georgievskit nga viti 1998, e cila kishte 24 anëtarë me resore, ndërsa më e vogla ishte ajo e Branko Cërvenovskit nga viti 1994 me 16 anëtarë me resor.

Ndryshe, qeveria e Dimitar Kovaçevskit ka 21 anëtarë prej të cilëve së bashku me të 17 janë burra dhe vetëm 4 janë gra.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button