Gjyqi i Rashkovskit është shtyrë për më tutje pasi në seancë mungoi Maja Siljanovska
Filloi dhe mbaroi gjykimi kundër ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë Dragi Rashkovski, i cili së bashku me gjashtë persona të tjerë dyshohen për prokurim të paligjshëm të softuerit. Tenderin prej 81 mijë eurosh e fitoi kompania “Inovka”, pronari i së cilës ndodhet edhe në paraburgim, transmeton Telma.
Në seancën e sotme nuk erdhi njëra nga të akuzuarat në këtë rast, Maja Siljanovska, avokati i së cilës ishte i infektuar me Covid-19, andaj gjykimi është shtyrë për në muajin shkurt.
Gjykata mori disa parashtresa me një listë provash, por edhe kërkesë deri në gjykatë që Avokati i Popullit të ndjekë seancën, kërkesë të cilën gjykata e pranoi.
Lëndën e udhëheq gjyqtarja Fanka Janculeva-Mihailovska nga Gjykata Penale në Shkup.
Rashkovski po ndiqet penalisht për shkak se Prokuroria konsideron se si sekretar i përgjithshëm i Qeverisë ka kryer procedurë të prokurimit publik në kundërshtim me rregulloren, për të cilën më herët ishin marrë vesh me kompaninë fituese të tenderit. Përveç kësaj, Prokuroria pretendon se Rashkovski ka dhënë udhëzime se si të përgatitet specifikimi teknik i prokurimit publik.
Përndryshe, bashkëshortja e ish sekretarit gjeneral të Qeverisë, Dragi Rashkovski në shkurt ka marrë shpërblim automobil Dodge Viper SRT të vitit 2005, vlera tregtare e të cilit është më së paku 50 mijë euro, ndërsa në listën anketuese të Rashkovskit është i paraqitur se vlen 5 mijë euro, ka zbuluar Komisionit për Antikorrupsion. Automobili paraprakisht ka qenë në pronësi të një personi, i cili pretendohet se e ka blerë nga një kompani e Gostivarit në nëntor të vitit të kaluar për 5 mijë euro.
- LEXO: Gjyqi i Rashkovskit fillon më 25 janar, lënda i ra gjyqtares Janculeva-Mihailovska
- LEXO: Pas festave, Rashovski do të gjykohet për prokurimin e softuerit
- LEXO: Rashkovski ka futur në Qeveri të drejtë ndërtimi të paligjshëm, kompania e ka shpërblyer me automjet prej 50 mijë euro për bashkëshorten
- LEXO: Rashkovski ka leje nga gjykata që në kohë të caktuar të përdorë shërbime shëndetësore, sqarojnë nga MPB-ja
- LEXO: RMV, Apeli edhe një herë i përkujtoi të gjithë se Rashkovski ka ndalesë për komunikim dhe ia vazhdoi arrestin shtëpiak deri më 8 shtator
- LEXO: Rashkovski ka ndalesë të rreptë të komunikojë me të dyshuarit e tjerë edhe pse Gjykata Penale tha se nuk ka kur refuzoi ta kthejë në Shutkë
- LEXO: Gjykata ka refuzuar ta kthejë Rashkovskin në Shutkë, pasi Prokuroria sërish ka kërkuar paraburgim
- LEXO: Edhe një “bombë” u publikua për skandalin me tenderin e sekretarit të përgjithshëm Dragi Rashkovski
- LEXO: Prokuroria hapi lëndë për keqpërdorimet te tenderi i sistemit të radarëve, ku akuzohet Rashkovski
- LEXO: Rashkovski bleu softuer për gjobitje në trafik, ndërsa MPB-ja nuk di për të dhe as planifikon ta përdorë
- LEXO: Prokuroria ka hapur procedurë para-hetimore për softuerin e Rashkovskit
- LEXO: Dragi Rashkovski dha dorëheqjen nga posti sekretar në kabinetin e Kryeministrit