OEMVP: Pezullohet përkohësisht shqiptimi i gjobave për transportuesit në pikat kufitare të Republikës së Kosovës

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) njofton se së bashku me Odën e Afarizmit të Kosovës (OAK) adresuan çështjen e gjobave për transportuesit nga Republika e Maqedonisë së Veriut që shqiptohej në pikat doganore të Republikës së Kosovës, si pasojë e së cilës u pengua aktiviteti ekonomik por që edhe si dukuri nuk përkonte me partneritetin ekonomik të cilin dy vendet në fjalë e kanë ndërtuar ndër vite, transmeton Portalb.mk.

Nga OEMVP thonë se shqiptimi i gjobave për transportuesit nga Republika e Maqedonisë së Veriut vinte si pasojë e mungesës së një marrëveshjeje mes dy qeverive por reagimi i përbashkët i OEMVP dhe OAK bëri që ky shqiptim i gjobave të pezullohet përkohësisht deri në arritjen e një marrëveshjeje mes dy vendeve për sa i përket transportit të mallrave dhe shërbimeve.

“OEMVP apelon deri tek institucionet relevante të RMV-së të ndërmarrin hapa sa më të shpejtë në drejtim të gjetjes së një marrëveshjeje afatgjate në lidhje me këtë problematikë, me qëllim që të mos dëmtohen bizneset e të dyja palëve, sidomos në këtë kohë krize kur kemi nevojë për nxitjen e ekonomisë dhe ruajtjen e stabilitetit social ekonomik”, thanë nga OEMVP.

Nga atje shtuan se çdoherë në rend të parë kanë vendosur interesin e përgjithshëm ekonomik si dhe interesin e ekonomisë së jashtme si element i rëndësishëm për rritje dhe zhvillim ekonomik të RMV-së.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button