Për herë të parë në histori, në Evropë shitën më shumë makina elektrike se dizel

Në  dhjetor 2021, në Evropë, janë shitur më shumë makina elektrike krahasuar me ato që kanë dizel motorë, shkruan Financial Times. Ky është rezultat historik, i cili mbështetet fuqishëm nga subvencionet e qeverive dhe kufizimet ligjore për automjetet që lëshojnë materie të dëmshme në ajër.

Më shumë se një e pesta e makinave të shitura në 18 vende evropiane, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, ishin me bateri, ndërsa më pak se 19 për qind e blerësve në fund të vitit të kaluar kanë vendosur të blejnë dizel makinë.

Në kategorinë e dizel makinave, që janë shitur, përfshihen edhe dizelet hibride, ndërsa në kategorinë e makinave elektrike nuk përfshihen ato hibride.

Financial Times pohon se ndryshimi drastik i flotës së automjeteve, të cilat blihen nga qytetarët e Evropës, ka të bëjë me subvencionet shtetërore në Gjermani, por edhe në vendet e tjera të zhvilluara, që jepen për të stimuluar qytetarët të blejnë makina të cilat nuk e ndotin fare ajrin. Nga ana tjetër, rregulloret strikte të BE-së nga viti 2020 do t’i detyrojnë prodhuesit e automjeteve të shesin makina që kanë emetime të ulëta të grimcave të dëmshme.

Krahas interesit në rritje për blerjen e makinave elektrike, Reuters raporton se për të dytin vit radhazi në Evropë ka rënie të numrit të automjeteve të regjistruara të reja. Në vitin 2021 ka pasur një rënie prej 1,5 për qind të numrit të automjeteve të reja që kanë marrë targa në ndonjë nga vendet evropiane, që është rënie rekord pas rënies së shënuar në vitin 2020.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button