Nuk është e vërtetë se skocezët e pavaksinuar infektohen dhe vdesin më pak se të vaksinuarit

Postimi që është objekt i këtij recenzioni dezinformon dhe krijon një perceptim të gabuar në publik. Postimit i mungon konteksti, dhe prezanton të dhëna që nuk shpjegohen plotësisht. Duke fshehur informacione të rëndësishme – që shkalla e lartë e hospitalizimit për personat me dy doza është më e lartë për shkak të rritjes së të hospitalizimeve të personave mbi 70 vjeç që janë më pak imunë, lexuesit manipulohen të besojnë se në Skoci qytetarët e pavaksinuar janë më të mbrojtur nga lloji Omikron se personat e vaksinuar, shkruan Vërtetëmatësi.

Një postim në Facebook dezinformon se banorët e pavaksinuar të Skocisë infektohen dhe vdesin më pak nga lloji Omikron i koronavirusit se sa ata të vaksinuarit. Në postim është ndarë një tekst  me titull në të cilin thuhet:

Të dhëna tronditëse nga Skocia: të pavaksinuarit infektohen dhe vdesin më pak nga 18 dhjetori, Omikron i injoron rregullat.

Nga vetë titulli shihet qartë një tendencë sensacionale për të dezinformuar qytetarët, ndërkohë që shpreh një të pavërtetë se qytetarët e pavaksinuar janë më të mbrojtur se të vaksinuarit.

Shkrimi i referohet një teksti të publikuar në Herald Scotland dhe thotë:

Skocezët e vaksinuar me dy doza tani kanë më shumë gjasa të shtrohen në spital me Kovid sesa të pavaksinuarit, për shkak të rritjes së numrit të të moshuarve që sëmuren për shkak të dobësimit të imunitetit nga vaksina, raporton Herald Scotland.

Këto të dhëna “të çuditshme” tregojnë se shkalla e infeksionit është më e ulët tek njerëzit e pavaksinuar sesa tek ata që janë vaksinuar me një, dy ose tre doza që kur Omikron u bë varianti dominant në Skoci. Të dhënat kundërthënëse nga Ministria Skoceze e shëndetësisë (PHS) kundërshtojnë tendencat e mëparshme të pandemisë, të cilat vazhdimisht tregojnë se infeksioni, shtrimi në spital dhe shkalla e vdekshmërisë janë më të larta në mesin e të pavaksinuarve.

Por, ky pretendim nuk është i saktë. Ja pse.

Raporti të cilit i referohet “Herald Scotland”, në faqen 36 jep një tabelë në të cilën janë prezantuar të dhënat për numrin e të shtruarve në spital nga 11 dhjetori i vitit 2021 deri më 7 janar të vitit 2022 dhe nën tabelën 12, në faqen 37 ka një shpjegim:

Në 4 javët e fundit, nga 11 dhjetori i vitit 2021 deri më 7 janar të vitit 2022, shkalla e standardizuar e shtrimit në spital për 100.000 banorë është më e lartë tek individët e pavaksinuar sesa tek ata që kanë pranuar një dozë të tretë ose përforcuese të vaksinës. Në javën e fundit tek popullata e standardizuar sipas moshës, individët ishin 4 herë më shumë të rrezikuar nga hopsitalizimi akut si pasojë e Kovid-19 nëse nuk ishin vaksinuar për dallim nga ata që kishin pranuar një dozë përforcuese ose të tretë të vaksinës.

Është e rëndësishme të theksohet edhe se teksti i referohet deklaratës së Rowland Cao, një profesor në Universitetin e Edinburgut, fusha e interesit të të cilit është epidemiologjia veterinare.

Në fund, shkrimi jep të dhëna të marra nga Herald Scotland mbi numrin e vdekjeve për 100.000 banorë:

Në javën e fundit të dhjetorit, shkalla e vdekshmërisë ishte 7,06 për 100.000 banorë tek të vaksinuarit me dy doza krahasuar me 4,79 për 100.000 banorë tek të pavaksinuarit dhe 0,21 për 100.000 tek të vaksinuarit me tre doza.

Këto të dhëna janë të sakta, por ato paraqiten jashtë kontekstit real dhe japin një pasqyrë të shtrembëruar dhe jo të plotë të situatës në Skoci. Domethënë, teksti origjinal i “Herald Scotland”, poshtë paragrafit me këto të dhëna, jep shpjegim shtesë, i cili është shumë i rëndësishëm për të nxjerrë një përfundim rreth situatës së vërtetë, reale.

Të dhënat e pranimit nuk bëjnë dallim midis pacientëve të shtruar në spital për shkak të Kovidit dhe atyre që kanë qenë pozitivë gjatë trajtimit për sëmundje të tjera, por në raportin e Shëndetit Publik të Skocisë (PHS) thuhet se shkalla e lartë e shtrimit në spital për pacientët e vaksinuar me dy doza është më e lartë për shkak të rritjes së pranimeve të personave mbi 70 vjeç, të cilët ende nuk janë përforcuar dhe imuniteti i të cilëve po bie. Personat e grupmoshës mbi 70 vjeç që kanë marrë dy doza të vaksinës por nuk kanë marrë ende një dozë përforcuese përfshijnë disa individë shumë vullnerabël.

Kështu që, duke i paraqitur të dhënat në mënyrë selektive, shkrimi – postimi që është objekt i këtij recenzioni, dezinformon dhe krijon një perceptim të gabuar në publik. Postimit i mungon konteksti, dhe prezanton të dhëna që nuk shpjegohen plotësisht. Duke fshehur informacione të rëndësishme – që shkalla e lartë e hospitalizimit për personat me dy doza është më e lartë për shkak të rritjes së të hospitalizimeve të personave mbi 70 vjeç që janë më pak imunë, lexuesit manipulohen të besojnë se në Skoci qytetarët e pavaksinuar janë më të mbrojtur nga lloji Omikron se personat e vaksinuar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button