U sekuestruan përsëri pajisje për kriptovaluta në Prishtinë

Policia e Kosovës ka vazhduar aksionet për sekuestrimin e pajisjeve për mihje të kriptovalutave, raporton Koha.net.

Sipas njoftimit, Policia sot ka arritur të sekuestrojë “një numër të madh” pajisjesh për kriptovaluta në një lagje të Prishtinës, mirëpo nuk e ka bërë të ditur numrin e saktë.

“Operacioni është realizuar në një lagje të Prishtinës, ndërkohë që zyrtarët doganorë kanë proceduar më tej me rastin”, thuhet në njoftim.

Qeveria e Kosovës ditë më parë mori vendim për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave për shkak të krizës energjetike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button