fbpx

Komuna e Tetovës nga sot me orar fleksibil, e hapur nga ora 7:30 deri 16:30

Komuna e Tetovës njofton se në përputhje me Kontratën Kolektive për të punësuarit në vetqeverisjen lokale është vendosur orar fleksibil i punës prej 8 orëve në ditë, orari i plotë i punës fillon ndërmjet orës 7:30 dhe 8:30, kurse përfundon ndërmjet orës 15:30 dhe 16:30, transmeton Portalb.mk.

Evidentimi elektronik me orar pune fleksibil, fillon nga sot pasi dje është nënshkruar vendimi.

Dyert e komunës për qytetarët do të jenë të hapura nga ora 7:30 deri ora 16:30.

Orari i ri i Komunës së Tetovës
Orari i ri i Komunës së Tetovës

Nryshe, vendosja e orarit fleksibil të punës është edhe njëra nga pikat e planit 100 ditësh të udhëheqjes nga kryetari i komunës Bilall Kasami.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button