Debat: Digjitalizimi do të sjellë përfitime për qytetarët, por kërkon përpjekje dhe burime shtesë

Digjitalizimi do të sillte përparësi të madhe si për qytetarët, ashtu edhe për transparencën dhe llogaridhënien e vetëqeverisjes lokale, por për të arritur nivelin e duhur do të nevojiten shumë përpjekje dhe para. Ndërkohë duhet të vazhdojë puna për procesin e “digjitalizimit” të komunave nën kontrollin e ndonjë “qendre”, sepse përpjekjet e pavarura nuk sjellin shumë dobi.

Këto janë disa nga vrojtimet kryesore të pjesëmarrësve në tryezën e rrumbullakët “Si deri te e-komunat në interes të qytetarëve?” që u mbajt dje virtualisht nëpërmjet platformës Zoom, ndërsa u transmetua edhe në Facebook.

Në ngjarjen që e organizoi Fondacioni Fridrih Nauman – Evropa Juglindore dhe Instituti për Qeverisje të Mirë dhe Perspektiva Euroatlantike (IQMPE) folën Ivajllo Conev, koordinator i Projektit Fondacioni Fridrih Nauman, pastaj, ministri i Vetëqeverisjes Lokale të Maqedonisë. Goran Milevski; Dushica Perishiq, drejtore Ekzekutive e BNJVL-së; Bardhyl Jashari, drejtor Ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis; Emili Jovanoviq-Llokvenec, Analiste Biznesi/ Specialiste e Sistemeve Informative në UNDP; si dhe Bojan Kordallov, komunikolog dhe koordinator i Programit të IQMPE.

Sipas ministrit Milevski, veçanërisht gjatë krizës me pandeminë së Covid-19, transformimi digjital i komunave është i mundur dhe është përcaktuar në prioritetet e Qeverisë për digjitalizimin dhe për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies. Sipas ministrit, shteti është faktori vendimtar që mund të sigurojë digjitalizim real, gjegjësisht transformim digjital të komunave, në mënyrë që ato të ofrojnë shërbime digjitale cilësore.

“E-Shërbim (shërbimi elektronik) për leje ndërtimi ofrojnë të gjitha komunat – kjo është dëshmi se me mbështetje nga niveli qendror mund të ofrohen shërbime digjitale”, është i bindur Milevski.

Digjitalizimi, siç tha Dushica Perishiq, drejtore ekzekutive e BNJVL-së, ndonëse ka filluar shumë kohë më parë, tani është humbur në projekte të ndryshme, të cilat nuk kanë lidhshmëri mes veti. Prandaj, digjitalizimi i vërtetë duhet kërkuar në zgjidhje, pra mjete që do të aplikohen kudo edhe atë menjëherë.

“Digjitalizimi është i rëndësishëm për të gjithë qytetarët, por nuk është një gjë e re. Qysh në vitin 2009 apo 2010 u krijua vegla “Raporto problem” dhe më pas u shfaqën vegla të tjera me mbështetje të sponsorëve, ashtu që tani ajo vegël digjitale nuk përdoret, megjithëse mund të plotësojë shumë nevoja. Prandaj, nuk mendoj se donatorët janë kyç për digjitalizimin, por që për të bërë atë duhet vullnet”, tha Perishiq.

Sipas Bardhyl Jasharit, drejtor i Metamorfozis, përditësimi i shërbimeve digjitale, por edhe i informacioneve, është një nga sfidat kryesore me të cilat ballafaqohen komunat, kështu që vetëm 20% e komunave kanë përditësime të rregullta të informacioneve bazë, siç është personi zyrtar për informacione me karakter publik.

Ai tha se digjitalizimi nuk duhet të jetë qëllim në vetvete, por pjesë e një strategjie në nivel shtetëror, për t’i shfrytëzuar përfitimet reale të këtij instrumenti për çdo qytetar, kudo që ai jeton.

“Vetëm atëherë do t’i ndjejmë përfitimet, përndryshe do të përsëriten të njëjtat gabime. Ajo që tregoi edhe analiza që e bëmë është se duhet vizion, strategji”, sqaroi Jashari.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button