fbpx

RMV, Policia vetëm në orët e paradites ka dënuar 60 persona që kryenin transport të qytetarëve në mënyrë të parregullt

Policia e Maqedonisë së Veriut prej orës 08:00 deri në ora 12:00, ka dënuar 60 shoferë për shkak se në gjithë vendin po kryenin transport publik në mënyrë jo të rregullt, transmeton Portalb.mk.

“Janë kontrolluar 576 autobus dhe disa vetura me të cilat kryhet transport publik, ndërsa parregullsi janë konfirmuar te 60 automjete”, sqarojnë nga policia.

SPB në Tetovë ka regjistruar 21 parregullsi, 11 në Shtip, 9 në Strumicë, tetë në Shkup, etj. Policia sqaroi që nga 60 veturat e parregullta, 42 kishin sistemin e ndalesës jo të rregullt, ndërsa Inspektorati ka regjistruar 18 automjete pa licencë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button