Aksion ekologjik në Tetovë, shpërndarje qesesh për shitësit te “Tregu i Grave”

Të enjteve në Tetovë është ditë pazari, dhe pasi mbaron dita kur shitësit kthehen në shtëpitë e tyre, në këto pjesa lihen mbeturina dhe mbetje nga aktiviteti ditor. Nisur nga kjo, shoqata “Multikultura” sot përmes një aktiviteti sensibilizues shpërndanë qese mbeturinash për shitësit te i ashtuquajturi “Tregu i Grave”, transmeton Portalb.mk.

Për të kuptuar se nga vjen kjo sjellje e pamatur e shitësve, sot aktivistët e shoqatës Multikultura së bashku me kryetarin e Komunës së Tetovës, kreun e NPK “Tetova”, udhëheqësin e sektorit për urbanizëm, veprimtari komunale dhe ambient jetësor, vizituan shitësit në Tregun e grave.

“Qese të mbeturinave me mesazhe ekologjike u shpërndamë shitësve me qëllim të ngritjes të vetëdijes për mirëmbajtjen e tregut si dhe lehtësimin e punës për punëtorët e NPK Tetova, e po ashtu u vendos edhe një kontejner i madh i improvizuar në të cilin shitësit do të mund t`i hidhnin këto qese në fund të ditës”, thanë nga Multikultura.

Nga ana tjetër, qytetarët patën mundësi të japin mesazhin e tyre për një treg të mirëmbajtur dhe një mjedis të pastër e pa mbeturina.

This slideshow requires JavaScript.

Ndryshe, ky aktivitet është pjesë e projektit “Ndryshime pozitive për menaxhimin e mbeturinave komunale në Komunën e Tetovës”, implementuar nga Shoqata Multikultura dhe i mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shoqëri e hapur Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button